LAJMI I FUNDIT:

Çka janë pastat e freskëta?

Çka janë pastat e freskëta?

Miti që duhet të jesh një gjyshe italiane për të bërë pasta të freskëta dhe të shijshme është i rrënjosur thellë tek ata që i pëlqejnë pastat.

Ndërsa bota bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, gjithnjë e më shumë ushqimet tona bëhen një përcaktues për të fituar një perceptim mbi mënyrën tonë të ushqyerit, traditat, kulturën dhe trashëgiminë. Mirëpo në pak vende kjo është e vërtetë se sa në Itali, ku sundimi i ushqimit është ligj. Sigurisht, pak ushqime e përcaktojnë jetën italiane aq shumë sa pastat. Në fakt, mesatarisht një qytetar Italian han rreth 51 kilogram pasta çdo vit.

Pastat janë ushqim të përgatitura nga mielli I grurit dhe përbërës të tjerë të cilët përdoren varësisht nga lloji i pastave të cilat i dëshirojmë pasi që kemi pasta të freskëta dhe pasta të thara.

Pastat e freskëta janë më të buta, të bëra me vezë, më të shijshme, dhe sigurisht janë të freskëta për shkak se ato përgatiten aty për aty, për dallim nga pastat e thara të cilat janë kryesisht të prodhuara vetëm nga mielli i grurit dhe pa vezë, gjithashtu janë prodhim industrial dhe i gjejmë lehtësisht të paketuara në çdo supermarket.

Procesi i prodhimit të pastave të fresketa është i thjeshtë por edhe delikat, meqë për të prodhuar pasta të freskëta dhe të shijshme duhet të merren parasysh një vargë faktorësh si: Miell gruri i përshtatshëm për pasta, vezë të freskëta, mosha e miellit (vjetërsia nga dita e prodhimit), temperatura dhe lagështia e dhomave të prodhimit, stina e vitit, teknologjia e prodhimit, etj, këto janë vetëm disa nga specifikat që janë esenciale për të pasur pasta të freskëta, të kualitetit të lartë, dhe të shijshme. Gjithashtu gatimi i produktit të përfunduar është shumë i ndryshëm, specifik, dhe sigurisht që kërkon një artë në gatim dhe shije.

Format e pastave mundë të jenë të ndryshme si psh të prera në sheshe, të mbështjella në tuba, të tërhequr në vargje të gjata dhe të shtrembëruara në spirale, ato mund të gjenden në të paktën 200 lloje, secila prej tyre mund të përdoret apo kombinohet me një sasi të madhe salcash varësisht nga shija, mirëpo pastat më të njohura janë: Pasta chicken pesto, pasta arabiata dhe pasta boloneze.

Në vendin tonë rrjeti i restoranteve POMO për herë të parë ka filluar me prodhimin dhe përgatitjen e pastave të freskëta të cilat janë të bëra 100% me miell special Italian, si dhe me recetë 100% Italiane.

Andaj ne ju ftojmë që të provoni pastat më të shijshme në vend, të cilat janë 100% me recetë Italiane dhe fatmirësisht janë edhe ne ofertë promocionale. /Telegrafi/