LAJMI I FUNDIT:

Çka është uji Micellar?

Çka është uji Micellar?

Uji Micellar është një produkt që ka bërë revolucion në rutinën e pastrimit të fytyrës dhe që tani nuk mund të mungojë në rastin tonë të tretmanit të bukurisë.

Nëse në fillim është përdorur kryesisht nga make-up artist në xhirime, foto sesione apo shfaqje të modës, sepse atyre ju ndihmon që të largojnë shumë shpejtë grimin pa pasur nevojë ta shpërlani fytyrën, sot është bërë pothuajse e domosdoshme për të gjithë neve që të kemi një produkt të tillë, jo vetëm për efikasitetin që ka dhe që është shumë praktik, por edhe për përbërjen e tij, delikat dhe i respektueshëm për ekuilibrin e lëkurës tonë.

Por çfarë saktësisht është Uji Micellar?

Është një zgjidhje me burim ujor në të cilin janë të pranishme Micelët (përbërje molekulash), struktura të vogla që kanë një pjesë Hidrofilike dhe një lipofil, të cilët janë të aftë për t’i hequr papastërtitë si p.sh grimin, sebumin, djersitjen etj.

Si përdoret Uji Micellar?

Në mëngjes mund ta përdorni për ta pastruar fytyrën ose në fund të ditës për të hequr grimin. Me vetëm një copë pambuku të lagur në këtë ujë, me një veprim të lehtë dhe pa pasur nevojë për ta fërkuar shumë, ju do të keni rezultate të shkëlqyera: lëkurë e pastruar mirë, e freskët, e ndritshme dhe e hidratuar. Është kozmetikë që vepron në pak sekonda, duke e zëvendësuar kështu pastrimin tradicional të kombinuar me qumështin dhe tonikun.

Kemi akoma më shumë: është pa alkool, uji Micellar nuk e than lëkurën, përkundrazi e hidraton dhe e mbron shtresën Hidrolipidike. Është perfekt për të gjitha llojet e lëkurave, madje edhe ato më të ndjeshme, dhe për zonat më delikate të fytyrës, siq janë sytë dhe buzët.

L’Erbolario ju ofron Ujin Micellar nga linja Delicalma, një formulë tepër e butë, shumë e përshtatshme për ata individ që kanë lëkurë të ndjeshme dhe hiper reaktive, e ky ujë me lehtësi tenton që të qetësoj skuqjen.

Duke iu falenderuar efektit të Patentuar Qetësues* i cili përmban ekstraktin e Portulaca dhe ekstraktin biologjik të Xhenxhefilit, Avena dhe Helichrysum, këta e qetësojnë sikletin i cili shkaktohet si pasojë e lëkurës hiper reaktive dhe gradualisht e redukton dhe e zvogëlon atë.

Për ta blerë këtë ujë të mrekullueshëm, klikoni KËTU.