LAJMI I FUNDIT:

Çka është “Red Notice” që INTERPOL-i i lëshon për personat në kërkim

Çka është “Red Notice” që INTERPOL-i i lëshon për personat në kërkim

Organizata ndërkombëtare e policisë INTERPOL lidhur me rastin e Milan Radoiçiqit, i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit gjatë ditës bëri të ditur për Telegrafin se nuk komenton për raste ose individë të veçantë.

INTERPOL tutje thekson se nuk lëshon urdhër-arreste por alarme ndërkombëtare që njihen si “Red Notice”.


“Ju lutemi vini re se Organizata nuk komenton për raste ose individë të veçantë, ju këshillojmë të kontaktoni autoritetet përkatëse kombëtare”, thuhet në përgjigjen e INTERPOL për Telegrafin.

Rasti Radoiçiq, flasin nga INTERPOL-i për Telegrafin
Lexo po ashtu Rasti Radoiçiq, flasin nga INTERPOL-i për Telegrafin

Por, çka është “Red Notice” që lëshon INTERPOL-i?

Në njoftimin e INTERPOL-it thuhet se një “Red Notice” paralajmëron policinë në mbarë botën për të arratisurit e kërkuar ndërkombëtarisht

“Kriminelët mund të ikin në një vend tjetër në përpjekje për t’i shmangur drejtësisë. Një “Red Notice” paralajmëron policinë në mbarë botën për të arratisurit e kërkuar ndërkombëtarisht”.

Një “Red Notice” është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore.

“Ai bazohet në një urdhër arresti ose një urdhër gjykate të lëshuar nga autoritetet gjyqësore në vendin kërkues.

Vendet anëtare zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person”, thuhet më tutje në ueb-faqen e INTERPOL-it.

Çfarë përmban një “Red Notice”

“Red Notice” përmban dy lloje kryesore të informacionit:

Informacion për identifikimin e personit të kërkuar, si emri, data e lindjes, kombësia, ngjyra e flokëve dhe syve, fotografi dhe shenja gishtash nëse ka.

Informacion në lidhje me krimin për të cilin ata kërkohen, i cili zakonisht mund të jetë vrasje, përdhunim, abuzim me fëmijët ose grabitje me armë.

“Red Notice” publikohen nga INTERPOL me kërkesë të një vendi anëtar dhe duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregullat e INTERPOL-it.

Një “Red Notice” është një alarm ndërkombëtar për një person të kërkuar por nuk është një urdhër arrest.

Pse janë të rëndësishme “Red Notice”?

“Red Notice” janë të rëndësishme sepse përdoren për të njoftuar njëkohësisht policinë në të gjitha vendet anëtare për të arratisurit e kërkuar ndërkombëtarisht.

“Red Notice” ndihmojnë në sjelljen e të arratisurve para drejtësisë, ndonjëherë shumë vite pas kryerjes së krimit origjinal.

A janë personat e kërkuar nga INTERPOL-i?

Jo, ata kërkohen nga një vend ose një gjykatë ndërkombëtare.

INTERPOL nuk mund të detyrojë autoritetet e zbatimit të ligjit në asnjë vend të arrestojnë dikë që është subjekt i një “Red Notice”.

Çdo vend anëtar vendos se çfarë vlere ligjore i jep një “Red Notice” dhe autoritetit të oficerëve të tij të zbatimit të ligjit për të kryer arrestime.

Kush janë subjekt i “Red Notice” 

“Red Notice” lëshohen për të arratisurit që kërkohen ose për ndjekje penale ose për të vuajtur një dënim në lidhje me krime të rënda si vrasje, përdhunim dhe mashtrim. Kjo pason procedimin penal në vendin që ka lëshuar kërkesën. Kjo nuk është gjithmonë vendlindja e individit.

Kur një person kërkohet për ndjekje penale, do të thotë se personi nuk është dënuar dhe duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia. Një person që kërkohet të vuajë një dënim do të thotë se ky person është shpallur fajtor nga një gjykatë në vendin që ka kërkuar publikimin e “Red Notice”.

Për më shumë rreth “Red Notice” klikoni KËTU: /Telegrafi/