LAJMI I FUNDIT:

Çka është platforma për zhvillim ekonomik dhe teknologjik?

Çka është platforma për zhvillim ekonomik dhe teknologjik?

Revolucioni i zhvillimit ekonomik në gjithë botën ishte ndarë në tri etapa. Por, teksa jemi në epokën e globalizimit, revolucioni i tretë dhe më i rëndësishëm po ndodh përmes internetit dhe komunikimit.

Kujtojmë se revolucioni i parë ndodhi në shekullin e 19-të përmes platformës së zhvillimit ekonomik me anë të informimit, energjisë dhe transportit.

Revolucioni i dytë kishte në përbërje një platformë të njëjtë të përbërë nga këto tri elemente, por më të avancuara, si p.sh informimi nga televizionet, energjia nga nafta dhe gazi ndërsa transporti nga motorët me djegie të brendshme.

Aktualisht gjendemi në mes të një revolucioni tjetër, revolucionit të tretë, që po ndodh përmes tri elementeve më të avancuara se kurrë, ku informimi bëhet me anë të internetit, energjia nga burimet e ripërtërishme solare, dhe transporti është dukë u bërë nga automjetet elektrike dhe pa shofer – interneti për transport.

Një vizion të tillë po e ndjek dhe kompania prestigjioze kosovare, BP Home Investment, që po e shfrytëzon teknologjinë për t’u bërë pjesë e revolucionit global të zhvillimit ekonomik.

CEO i BP Home, Mentor Pllana, sqaron në një video informuese qasjen vizionare të BP Home Investment duke shfrytëzuar super internetin, dhe burimet e ripërtërishme për të ndërtuar botën nga Kosova.

Interneti për komunikim, interneti për energji dhe interneti për transport e logjistikë. E krjuan super internetin nga ku kemi gjenerim të shënimeve përmes sensorëve në secilën kohë apo BIG DATA, të cilat udhëtojnë në kohë reale drjet arkitekturës digjitale të quajtur Cloud. Përmes kësaj arkitekture djem të mençur si BIll Gates, Mark Zuckerberg, Jeff Bezos e Larry Page krijuan algoritme apo biznese të cilat sot po kontrollojnë botën, 8 njerëz janë më të pasur se gjysma e botës vetëm falë Super Internetit’’, potencoi Pllana.

Për këtë arsye, BP Home po përdor super internetin dhe po zhvillon produkte e shërbime të cilat do të fluturojnë në gjithë botën pa kufij e pa organizata në mes.

Kosova mund të bëhet vend që eksporton, investon dhe ndihmon me infrastrukturën vizionare të BP Home Investment, përmes platformës digjitale FingerMarket dhe fabrikës InstaBuilt.

Revolucion që do të rezultojë i suksesshëm vetëm përmes punës e bashkëpunimit, duke kulmuar në prodhim, punësim, arsim dhe zhvillim të Kosovës, ka filluar të jetësohet në Zonën për procesim të eksporteve të ndërtuar brenda një viti nga BP Home Investment.