LAJMI I FUNDIT:

Çka është MSA-ja, dhe çka përfiton Kosova nga kjo?

Çka është MSA-ja, dhe çka përfiton Kosova nga kjo?

Sot hyn në fuqi marrëveshja më e rëndësishme të cilën e ka arritur deri më tani shteti i Kosovës, që është ajo e Stabilizim Asociimit (MSA), e lidhur me Bashkimin Evropian.

Përmes kësaj marrëveshje, Kosova dhe BE-ja themeluan marrëdhënie formale dhe kontraktuale që sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, hyrja e saj në fuqi trason rrugën e vetme dhe të pakthyeshme të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.


Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është marrëveshje ndërkombëtare në mes të vendit nënshkrues dhe Bashkimit Evropian.

Vendet që shprehin dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e BE-së, duhet më parë të nënshkruajnë MSA-në, e cila është një kuadër ligjor dhe një përkushtim për reforma politike, ekonomike, tregtare ose reforma për të drejtat e njeriut.

Në këmbim të këtyre reformave, BE-ja u ofron vendeve me të cilat nënshkruan këtë marrëveshje heqjen e taksave nëpër tregjet evropiane për disa produkte si dhe u ofron ndihmë financiare dhe teknike.

MSA është pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit të BE si dhe Politikës për Fqinjësi të Mirë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të fokusuara që të nënshkruajnë MSA-në.

BE-ja ka ndryshuar politikën e saj karshi Ballkanit, nga “marrëdhënie të Jashtme” në politikën e “zgjerimit”, përmes një marrëveshje e cila u nënshkruara në vitin 2005.

Funksioni i MSA-së është të vendos kuadër ligjor për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe vendet që e nënshkruajnë këtë marrëveshje, duhet që në mënyrë graduale të plotësojnë standardet evropiane, siç është përmirësimi i kushteve për mallrat, shërbimet dhe kapitalet, në mënyrë që një shtet të mund të tregtojë lirshëm në tregjet e BE-së.

Gjithashtu MSA synon që të krijojë dhe forcojë parimet demokratike dhe bashkëpunuese me vendet e rajonit.

Përfitimet më të mëdha dhe më të drejtpërdrejta për vendet nënshkruese të MSA-ja janë në fushën e tregtisë, pasi që lejohet hyrja më e lirë e produkteve vendëse në tregun e përbashkët evropian.

Gjithashtu vendet që arrijnë të nënshkruajnë MSA-në, kanë mundësi të përfitojnë nga fonde të ndryshme të Bashkimit Evropian. /Zëri/Telegrafi/