LAJMI I FUNDIT:

Çka deklaruan në gjykatë katër të akuzuar për hedhjen e granatave në lokalet ‘Riza Hair Salon’ dhe ‘Missini’ në Prishtinë

Çka deklaruan në gjykatë katër të akuzuar për hedhjen e granatave në lokalet ‘Riza Hair Salon’ dhe ‘Missini’ në Prishtinë

Në Gjykatën e Prishtinës ka vazhduar gjykimi ndaj njëmbëdhjetë të akuzuarve për rastin e shpërthimit në lokalin e berberit “Rizza Hair Salon” dhe lokalin “Missini”.

Në seancën e mbajtur të mërkurën mbrojtjen e dhanë katër prej të akuzuarve Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Adnan Murtezi dhe Fidan Canolli. Përveç tyre, të akuzuar në këtë rast janë edhe Lundrin Beqiri, Bekë Salihaj, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli.

Fillimisht mbrojtjen e dha i akuzuari Adhurim Krasniqi i cili deklaroi se nuk i qëndron prapa deklaratës që ka dhënë në Prokurorinë Speciale, pasi sipas tij, gjatë asaj deklarate ka tentuar të i ikë përgjegjësisë penale.


“Kam mendu me i ik përgjegjësisë penale dhe jam deklaruar jo drejtë”, u shpreh i akuzuari.

I njëjti sqaroi zanafillën e rastit për të cilin akuzohet, duke cekur se nuk ka pasur për qëllim të lëndoj askënd, por vetëm të shkaktoj dëme materiale.

Sipas tij, i dëmtuari Riza Bajrami ka deklaruar rrejshëm lidhur me një rast tjetër në Gjykatë.

“Ka ardhë si dëshmitar edhe ka deklaruar rrejshëm nën betim, kam dashtë me ia dëmtu lokalin, qekjo ka qenë arsyeja, kam dashtë me ia dëmtu biznesin e tij për arsye se Prokuroria, e as Gjykata nuk janë marrë me të, as për deklarim të rrejshëm, as që i kam hangër 6 vite burg…kur jam dënuar edhe jam ndje pak i mllefosur dhe nuk kam ditë ndonjë zgjidhje”, tha i akuzuari Krasniqi.

Kjo, sipas të akuzuarit, rezultoi me djegien e një pjese të reklamës së biznesit.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi gjatë kohës sa i akuzuari Krasniqi ka qenë në burg dhe kishte ndarë të njëjtën dhomë me të akuzuarin Bekë Salihaj.

“Kanë shku këta djemtë, e kanë gjuajt, se di kush, e kanë gjuajt një molotov, e kanë kallë veç pak një pjesë të reklamës, tani Riza Bajrami ka postu disa foto me kishe mangupa dhe i ka bo do komente kishe mu nuk kanë çka më bëjnë, kështu ashtu dhe mu më ka ardhë pak inati, jam ndje i mllefosur dhe kam thënë duhet me ia kallë lokalin”, tha më tutje i akuzuari.

Për këtë, i njëjti tha se i ka udhëzuar personat përgjegjës që të mos gjuajnë kur ka njerëz e më pas ka marrë vendim të gjuajnë vetëm në parking.

Si përfundim i akuzuari Adhurim Krasniqi kërkoi nga Gjykata që bëjë rikualifikimin e veprës për të cilën akuzohet.

Në vazhdim mbrojtjen e dha i akuzuari Valdrin Beqiri i cili ka qenë njëkohësisht në burgun e Dubravës bashkë me të akuzuarit Adhurim Krasniqi e Bekë Salihaj. I njëjti i qëndroi prapa deklaratës së dhënë në Prokurori, por mohoi të ketë lidhje me rastin.

Beqiri deklaroi se nuk e njeh të dëmtuarin Riza Bajrami dhe se për herë të parë e kishte parë në seancë.

Prokurori i rastit Burim Çerkini gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarit Beqiri e ballafaqoi me disa transkripta të bisedave telefonike të regjistruara përmes masave të fshehta, të cilat janë administruar si prova në këtë gjykim.

Lidhur me këto thirrje i akuzuari Beqiri tha se nuk është zëri i tij në këto incizime.

“Jo, zëri im nuk është në ato incizime, mund të garantoj për veten dhe për vëllain tim që në ato incizime zëri im nuk ndihet.” – tha i akuzuari.

Valdrin Beqiri tutje tha se nuk ka pasur telefon mobil në burg dhe se nuk është në dijeni se ndokush ka poseduar një gjë të tillë.

Ndërkaq gjatë mbrojtjes i akuzuari Valdrin Beqiri tha se për rastet e shpërthimeve ka dëgjuar përmes mediave.

I akuzuari Fidan Canolli vendosi të mbrohej në heshtje.

Ndërkaq seanca vazhdoi me mbrojtjen e të akuzuarit Adnan Murtezi i cili deklaroi rreth bisedave që kishte pasur me të akuzuarin Adhurim Krasniqi. Murtezi tha se përveç të akuzuarit Krasniqi dhe të akuzuarit Egzon Cakolli, të tjerët nuk i njeh.

Murtezi tha se me Krasniqin kishte biseduar disa ditë para se të ishte arrestuar dhe biseda ka qenë e natyrës shoqërore lidhur me një shumë parash.

Tutje i akuzuari tha se në bisedat me të akuzuarin Krasniqi nuk është përmendur asnjëherë Riza Bajrami si dhe e mohoi se Krasniqi t’i ketë kërkuar ndonjëherë ndonjë shërbim sa i përket Bajramit.

Kurse kur u konfrontua nga trupi gjykues për akuzat që i bien në barrë, i akuzuari tha se “S’kam të bëj me atë punë unë hiç”.

Pala e dëmtuar në këtë rast, Riza Bajrami, nuk ishte prezent në gjykim.

Rasti po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues me kryetare Suzana Çerkini dhe anëtarët Violeta Namani dhe Vesel Ismaili. Kurse aktakuza e Prokurorisë Special po përfaqësohet nga Prokurori Burim Qerkini.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, në mesin e vitit 2022, të akuzuarit me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit për përfitime pasurore të kundërligjshme apo për qëllime të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Sipas aktakuzës i pandehuri Arianit Pllana, më 06.06.2022, ka marrë urdhër detyrë nga i pandehuri Lundrim Beqiri i njohur me nofkën “Haveri”, që për qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm t’ia hedhë një grandë dore te lokali i të dëmtuarit “Missini” me qëllim që i njëjti t’i paguajë shumën prej 10 mijë euro, ku në të njëjtën ditë i është hedhur granada e dorës, por që nuk ka pasur pasojë në njerëz, por vetëm në dëme materiale.

Kurse më 18.06.2022 të pandehurit Fidan Cakolli e Diar Raçin kanë marrë detyrën nga i pandehuri Adhurim Krasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri që për motive të ulëta përfshirë dhënien e dëshmisë në një procedurë penale nga (Riza Bajrami), me datën 19.06.2022 të hedhin mjete shpërthyese tek lokali i tani të dëmtuarit Riza Bajrami (në këtë rast) i cili është pronar i biznesit “Riza Hair Salon”.

Sipas prokurorisë, të njëjtit kanë hedhur koktej molotovi.

Më 20.06.2022, i akuzuari Arianit Pllana kishte marrë përsipër detyrën nga Valdrin Beqiri dhe Adhurim Krasniqi, q

Sipas prokurorisë, vrasja ishte parandaluar që të kryhet pas veprimeve të masave të fshehta që kishte bërë Policia.

Aktakuza shpjegon tutje se me 22 qershor të vitit 2022, të pandehurit Fidan Cakolli, Diar Raçi dhe Gentrit Ismajli kanë ndërmarrë veprimin e sulmit të dytë me granatë dorë te lokali i njëjtë i të dëmtuarit Riza Bajrami në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Granatën e dorës në sulmin e dytë thuhet se e ka hedhur Gentrit Ismajli dhe bashkë më të kishte qenë edhe i akuzuari Diar Raçi. Sipas Prokurorisë dëme në njerëz nuk ka pasur, përpos në tri makina.

Prokuroria pretendon se Ismajli së bashku me Fidan Cakollin dhe Diar Raçin urdhrat i kishin marrë nga  i pandehuri Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi dhe Vladrin Beqiri, ndërsa granata e dorës ishte siguruar nga Fidan Canolli përmes të pandehurit Adnan Murtezi.

Sipas prokurorisë, roli i Cakolli ka qenë që të vërtetoj se si ka ndodhur sulmi me video-incizim të vendit të ngjarjes. Video e cila do t’i dërgohej të akuzuarit Adhurim Krasniqi.

Ndërsa sipas aktakuzës roli i Adnan Murtezit ishte që pas komunikimit me të pandehurin Adhurim Krasniqi dhe Valdet Beqiri që pas sigurimit të granatës së dorës për të pandehurit e tjerë do të kryente edhe pagesën për ekzekutorët e sulmit.

Kurse i pandehuri Lundrim Beqiri me 28.06.2023 pas dyshimit të sulmit të datës 06.06.2022 te lokali “Missini”, përsëri ka dhënë urdhër tek personat e tjerë t’i hidhet përsëri granatë dore tek lokali e që qëllim ishte të detyrojnë të pronarin të paguaj shumën prej 10 mijë euro.

Sipas aktakuzës sulmi në lokalin “Missini” ka ndodhur dy herë, me datë 06.06.2022 dhe me 28.06.2022.

ë ta privojnë nga jeta Riza Bajramin, ku nga ta kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore duke siguruar mjetet për ta përfunduar vrasjen, e cila kishte dështuar më 19.06.2022.

Për këto veprime të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, veprime përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe shkaktimit i rrezikimit të përgjithshëm si dhe detyrim.

Për deklarim të rremë është i akuzuari Arianit Pllana, ashtu që i njëjti me datën 16.11.2018 në zyrat e Prokurorisë së Shtetit ka dhënë dëshmi të rreme, në një procedurë tjetër penale. Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovqi, duke përfshirë të akuzuarin Ndelejko Spasojeviq se kinse të njëjtin e ka parë me datë 15.01.2018 në vendin ku ishte gjetur vetura e djegur “Astra”, e cila dyshohet se ishte kryer vepra penale.

Pllana e kishte konfirmuar këtë edhe në procesverbali e identifikimit të mbajtur nga Policia e Kosovës, edhe se e ka ditur se në të njëjtën datë 15.01.2018 nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes por i njëjti ka qenë nën masën e paraburgimit në qendrën e paraburgimit në Pejë.

I njëjti në seancën dëgjimore me datën 27.05.2022 para trupit gjykues ka pranuar se nuk ka dëshmuar të vërtetën me arsyetimin, se ka qenë nën masën e paraburgimit në kohën kur ka dëshmuar për atë rast.

Lundrin Beqiri akuzohet edhe për posedim të narkotikëve.

Më 01.12.2021 Policia e Kosovës e kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Beiqirit pasi i njëjti ishte i akuzuar për vrasje në një rast tjetër. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori