CIVIL: Shumë raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore, gjuhë e urrejtjes dhe mosrespektim i masave për mbrojtje nga coronavirusi
CIVIL sot doli me kumtesë bazuar në raportet nga vëzhgimi i procesit zgjedhor, të përpunuara deri në ora 12:30 të ditës së sotme.
Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVIL kanë shënuar raste të shumta të shkeljes së heshtjes që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë.
“Disa përmbajtje në rrejtet sociale të postuara nga partitë politike me zgjuarësi i shmangen rregullave të heshtjes zgjedhore dhe formalisht, mund të mos shkelin zyrtarisht Kodin Zgjedhor, por gjithashtu mund të interpretohen si veprimtari propagandiste,” tha Presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla në video adresimin e parë për procesin zgjedhor për këto tre ditë.
Monitorimi regjistron një rast të aktivitetit propagandist të një partie të caktuar në një komunë në rajonin lindor, ku, megjithëse nuk është propagandë direkte në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një tubim të vogël partiak në vend publik, që është në kundërshtim me parimet e respektimit të heshtjes zgjedhore. Njëkohësisht, vërehet se të pranishmit nuk i respektojnë masat për mbrojtjen nga koronavirusit. Shpërndarje e fletushkave nga një parti politike gjatë heshtjes zgjedhore regjistrohet në qendër të Shkupit.
Raportet nga pjesët e tjera të vendit janë ende duke u përpunuar.
27 përmbajtje të sponsorizuara janë regjistruar në një shpallje politike në Facebook nga gjashtë parti politike deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm. Në momentin e mbylljes së raportit në 12:30 pasdite, u arrit përfundimi se kanë mbetur përmbajtje të pesë partive tjera politike me me reklamë politike. Sipas ekspertëve me të cilët konsultohet CIVILi, ky është një aktivitet i paligjshëm i partive politike. Ekziston një përmbajtje e sponsorizuar nga një parti politike në jojën e internetit Spider gjatë heshtjes së zgjedhore. Një parti politike ka publikuar një video me mesazhe të propagandës politike një orë pas mesnatës. gjegjësisht pas fillimit të heshtjes zgjedhore. E njëjta parti aktualisht ka tre përmbajtje të sponsorizuara, sipas monitorimit të CIVILit.
“Përkujtoj se shifrat e raportuara nga CIVILi u referohen rasteve të raportuara nga vëzhguesit e organizatës, por numri i rasteve me siguri mund të jetë më i lartë,” tha Deralla në video adresimin e tij.
Dy faqe në Facebook, të afërta me parti politike të caktuar, postojnë përmbajtje propagande gjatë heshtjes zgjedhore. Një përfaqësues i lartë i një partie politike ka marrë pjesë në intervistë që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale sot në ora 11 të mëngjesit, në të cilën ai nuk u përmbajt nga mesazhet politike, përmendja e partive politike dhe përfaqësuesve të tyre. Ky aktivitet është në kundërshtim me ligjin.
Një parti politike shpërndau maska mbrojtëse me logon e partisë, pra me numrin rendor të fletëvotimit pranë Sheshit Skenderbeu në ora 11 të mëngjesit. Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme janë regjistruar edhe në faqen në Facebook të një personi të ekspozuar në media, i afërt me një parti të caktuar politike. Gjatë heshtjes zgjedhore, një orë pas mesnate, pati një postim me gjuhë të urrejtjes kundër CIVILit dhe përfaqësuesve të organizatës në baza etnike dhe politike.
Postimi në Facebook, në faqen e njohur e për një kohë të gjatë shërben si burim i lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, gjithashtu kishte një numër kërcënimesh serioze për organizatën dhe jetën e bashkëpunëtorëve të saj. Njoftimi u shkarkua pasi ishte në internet për rreth 10 ose 11 orë, domethënë gjatë kontrollit në 10 të mëngjesit, ky postim njoftim nuk figuronte më në faqen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën