LAJMI I FUNDIT:

Civil – Qendra për Liri organizon konferencën “Shoqëria pa kufij”

Civil – Qendra për Liri organizon konferencën “Shoqëria pa kufij”

CIVIL – Qendra për Liri, në bashkëpunim me Fondacionin Heinrich Böll, organizon sot konferencën “Shoqëria pa kufij”, në hotelin City Park, me fillim në ora 12:30, njofton Telegrafi Maqedoni.

Konferenca i kushtohet pjesëmarrjes qytetare, drejtësisë sociale dhe shoqërisë së qëndrueshme. Në konferencë janë të ftuar përfaqësues të institucioneve, shoqërisë qytetare, sindikatave, mediave dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.


Civili e zbaton pilot-projektin “Shoqëria pa kufij” në kornizat e të cilit promovohet Karta Qytetare dhe forcohet vetëdija publike për drejtësinë sociale dhe ekologjinë, përmes evenimenteve publike, anketave dhe produksionit mediatik. Projekti parashikon edhe vendosje të bashkëpunimit mes më tepër organizatave të shoqërsë qytetare në fusha relevante të projektit./Telegrafi/