LAJMI I FUNDIT:

CIVIL publikon raportin vjetor: 2016-ta viti me më shumë parregullsi

CIVIL publikon raportin vjetor: 2016-ta viti me më shumë parregullsi

Organizata joqeveriatare CIVIL ka publikuar raportin vjetor për vitin 2016, në të cili ka hasur në parregullësi të shumta. Nga Civil deklaruan se viti 2016 ka qenë një vit i mbushur me kriza të shkelje të shumta ligjore, si në aspektin e procesit të votimit, poashtu edhe në lirinë e mediave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në raportin nga monitorimi afatgjatë i proceseve politike dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare i publikuar nga ana e organizatës joqeveritare CIVIL janë numëruar mbi 600 parregullsi zgjedhore. Mes tyre janë blerja e votave, presionet, votimi grupor dhe familjar, probleme me listat zgjedhore, shkelje të fshehtësisë së votimit madje edhe shantazhe të shumta”, deklaroi drejtuesi i CIVIL, Xhabir Deralla.


Ky publikim përmban edhe raporte nga mediat në të cilat thuhet se kjo ishte fushata më e pistë mediatike deri më tani, nëse analizohet mënyra e raportimit për aktivitetet zgjedhore të disa partive. Por sipas aktivistëve të “CIVIL” pa u ndërruar gjendja politike në Maqedoni nuk mund të pritet gjendje më e mirë në mediume.

Nga kjo organizatë informuan edhe një rast të fundit të shkeljes së të drejtave të njeriut, që ka të bëjë me largimin nga puna të një të punësuari në administratën shtetërore, pasi që ka marrë pjesë në protestat antiqeveritare “Revolucioni Laraman” dhe në mënyrë kritike ka folur në një emision debativ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori