LAJMI I FUNDIT:

Civil pret financim transparent të fushatës zgjedhore në Maqedoni

Civil pret financim transparent të fushatës zgjedhore në Maqedoni

Ekspertët, analistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile paraqitën gjetjet dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor, veçanërisht në periudhën tre javore të fushatës zyrtare parazgjedhore në Zgjedhjet Vendore 2017, në një konferencë të titulluar “Zgjedhje të lira për Shoqëri të lirë” të mbajtur sot në Shkup në Qendrën për Liri, Civile.

Sipas Xhabir Derallës nga Civil, trajnimi është kryer nga organet kompetente për të korrigjuar gabimet e cikleve zgjedhore të mëparshme, por ai konsideron se ka pak kohë për të siguruar punë cilësore të organeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.


Ai vuri në dukje se fjalimi i urrejtjes në mediat sociale është i pranishëm dhe mund të regjistrohet edhe në fjalime nga disa politikanë. Ai veçoi referendumet kundër refugjatëve, të cilët mendon se janë përdorur si një mjet i pistë, për të cilat institucionet kanë mbetur të heshtura dhe ende janë duke shkaktuar shqetësim midis përfaqësuesve të sektorit civil. Megjithatë, mirëpriti vendimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për të ndaluar këto aktivitete, edhe pse dëmi është bërë tashmë.

Ambasadori gjerman Thomas Gerberich në fjalën e tij iu referua rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Gjermani,ku demokristianët dhe partia social demokrate humbën shumë vota, për shkak se socialdemokratët njoftuan se nuk do të rinovojnë koalicionin ne Merkelin, kështu që mundësia e ardhshme do të jetë koalicioni CDU me Liberal Demokratët dhe Partinë e Gjelbër. Ky koalicion, shtoi ai, quhet Koalicioni Xhamajkan, për shkak të ngjyrave të tij. Siç tha ai, një mbështetje shumë më e madhe, si në vendet e tjera të BE, mori krahu i djathtë, ose rreth 13 përqind të votave.

Chris Henshaw nga Institutit Demokratik Kombëtar theksoi se zgjedhjet janë themeli i demokracisë dhe për zgjedhjet e suksesshme është e nevojshme që ato të jenë të organizuara mirë, autoritetet zgjedhore të kryejnë mirë punën e tyre, kurse partitë të bëjnë fushata zgjedhore sipas ligjit, pra votuesit duhet tu lejohet që të votojnë pa u bërë presion, si dhe në mos ketë abuzime të burimeve shtetërore.

Sipas Mirjana Najcevska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, shkelje të procesit zgjedhor do të ketë edhe më tej, për çka edhe po kyhet monitorimi, por për të me rëndësi është frika tek votuesit dhe joinformimi i drejtë i tyre se për kush dhe kushdo të votojnë, nga ku e sheh edhe manipulimin më të madh nga ana e partive.

Analisti Sasoh Ordanoski megjithatë nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe beson se këto zgjedhje do të përcaktojnë perspektivën e Maqedonisë në vitin e ardhshëm, si dhe do të ketë edhe ndryshime në partitë.

Kjo Konferencë është pjesë e projektit “Free Media Free Society”, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori