LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Në objekt të njejtë edhe vendvotimi, edhe shtabi partiak (Video)

CIVIL: Në objekt të njejtë edhe vendvotimi, edhe shtabi partiak (Video)

Nga organizata joqeveritare ‘Civil’ njoftojnë për parregullsitë gjatë votimeve në fshatin Creshevë, komuna e Gazi Babës, ku në objekt të njejtë me hyrje të veçanta ndodhen vendvotimi 2549 dhe shtabi i një partie politike.

Nga ‘Civil’ thonë se para se votuesit të hynë për të votuar, aktivistët partiak me zë të lartë i thirrin që në fillim të hynë në shtabin partiak, ndërsa më pas të realizojnë të drejtën e votës.


Para vendvotimit dhe shtabit partiak, krahas aktivistëve partiak ka edhe polici, të cilët nuk reagojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë./Telegrafi/