LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Ivanov kërcënohet me ushtri

CIVIL: Ivanov kërcënohet me ushtri

Ka reaguar edhe, Qendra për liri Civil e cila siç thotë në kumtesën e saj “është e neveritur nga paraqitja më e re e presidentit Gjorge Ivanov”, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Nga Civil  bëjnë thirrje Ivanovit të japë dorëheqje dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

“Ai jo vetëm se tregoi një papërgjegjësi të skajshme, por edhe më tej e komplikon gjendjen në Republikën e Maqedonisë. Ivanov, përgjegjësinë për gjendjen serioze në të cilën është vendi, e për përshkallëzimin e të cilës kontribuoi pikërisht ai, ia kalon opozitës, shoqërisë qytetare dhe miqve ndërkombëtarë të Maqedonisë. Ka ardhur koha që kjo të ndalet!”, deklarojnë nga Civil.

“Gjorge Ivanov… Njeriu për të cilin ekzistojnë indikacione serioze se është zgjedhur me mashtrim zgjedhor. Njeriu, i cili me veprimet e tij gjatë viteve të kaluara shkaktonte turp te qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Njeriu, i cili me heshtjen e tij shumëvjeçare u bë bashkëpunëtor në robërimin e shtetit nga partia, e cila i vjedh zgjedhjet. Njeriu, i cili kur filloi të flasë dhe të veprojë, i shkaktoi edhe më shumë dëme demokracisë, imazhit të shtetit, e shkeli Kushtetutën dhe ligjet, e suspendoi rendin shtetëror…Ky njeri tani kërcënohet edhe me ushtrinë!

Në arsyet se pse ka vendosur ta sjellë vendimin për abolicion, Ivanovi, në tentimin e tij qesharak të duket si strateg i luftës, tha se ka mundur të zgjedhë të veprojë në mënyrë “reaktive” dhe të rijë “anash”, çka do që do të thotë kjo, ta angazhojë Armatën për menaxhim të krizës së brendshme, por se kjo do ta sillte në pyetje sigurinë e shtetit për shkak të ardhjes së “milionave” refugjatë.

Përkundër kësaj, në disa muajt e fundit, ardhja e refugjatëve, pasi që u bë e qartë se ruta ballkanike është e mbyllur për shkak të vendimit në nivel ndërkombëtar, u zvogëlua në mënyrë drastike, ndërsa kampet e refugjatëve janë mjaft të zbrazëta. Së këtejmi, ky argument i rremë dhe i palogjikshëm më shumë mund të kuptohet si përkujtim i Ivanovit deri te publiku për kapacitetin e tij si president për ta përdorur Armatën”, thuhet në kumtesën e Civil.

CIVIL tërheq vëmendjen se thirrja për luftë dhe dhunë janë vepra penale dhe se për sjellje të këtillë klika qeverisëse do të përgjigjet para drejtësisë./Maqedoni/