Përveç ndryshimeve në karroceri në modelin e ridizajnuar C5 Aircross, zbulohen detaje tjera brenda kabinës që ka ulëse më të përshtatshme për udhëtime të gjata.

Katër vite pas prezantimit zyrtar të SUV modelit C5 Aircross, në Citroen kanë zbuluar versionin e ridizajnuar me të cilin blerësit potencial përveç ndryshimit të karrocerisë, mund të llogarisin në një kabinë më të përshtatshme, transmeton Telegrafi.

Risi në karroceri janë dritat e ridizajnuara të përparme LED që më nuk janë të ndara, por të njëjta nuk janë as ato në pjesën e pasme.

Maksa dhe mbrojtësit anësor janë paksa më të shkurtër, e aty janë edhe fellnet e aluminit prej 18-inç.

Kabina për pasagjerë është e pajisur me ekran multimedial që na rikujton C4 e ri. Butonat për sistemin e klimatizimit dhe ndërruesi automatik i shpejtësive, janë krejtësisht të ri.

Versioni i rifreskuar i C5 Aircross në autosallonet evropiane do ta jetë i disponueshëm nga vera, kurse në Citroen shpresojnë se do të vazhdojnë suksesin e paraardhësit që deri më tani e kanë blerë mbi 260 mijë blerës. /Telegrafi/