Citroen ka prezantuar SUS versionet e saj të C3-shit të ri, i disponueshëm me motorët standard hibrid të lehtë, gjashtë muaj pas elektrifkimit të plotë të e-C3.

Gjenerata e katërt e C3 ka marrë karakteristika stilistike të crossover-it, me çmimet që në versionin me benzinë në Francë fillojnë prej 14.990 euro, që e bën më të lirë sesa paraardhësi, transmeton Telegrafi.


c 3 2

Versioni bazik i Citroen C3 është i pajisur me motorin 1.2 litërsh me tre cilindra me benzinë me tubo-mbushje, që prodhon 102 kuaj-fuqi (75 kW).

c 3 3

Fuqia motorike bartet në rrotat e përparme përmes ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi.

c 3 4

Versioni më efikas i quajtur Hybrid 100 përdor të njëjtin motor me benzinë, por që është përmirësuar me baterinë prej 48 volt dhe motorin elektrik të integruar në ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi.

c 3 5

Motori elektrik prodhon 28 kuaj-fuqi (21 kW), edhe pse vetëm 12 kuaj-fuqi mund të përdor për përshpejtim sa herë që është e nevojshme. Duhet theksuar se i njëjti sistem gjendet në modelin Jeep Avenger Hybrid që gjithashtu është pjesë e familje Stellantis.

c 3 6

Citroen pretendon se versioni i lehtë hibrid mund të punoj në “regjimin” elektrik deri në 50 për qind të udhëtimit në ambiente urbane, me zvogëlimin e lirimit të gazrave për 10 për qind.

c 3 7

Nga jashtë është vështirë të dallohet C3 nga “vëllai” i tij e-C3, pasi që modelet ndajnë të njëjtën karroceri. Dallimi i vetëm është emblema “e”.

c 3 8

Në brendësi gjendet tabela kontrolluese për infotainment dhe ekrani prej 10-inç në versionin më të shtrenjtë “Max”, derisa blerësit e versionit bazik “You” duhet të kënaqen me mbajtësin për telefonin e mençur. /Telegrafi/

c 3 9

c 3 10