LAJMI I FUNDIT:

Çitaku reagon për raportin e Freedom House: Thaçi po mbahet në Hagë, çfarë formule magjike paska përdorur për të emëruar njerëz në Kosovë?

Çitaku reagon për raportin e Freedom House: Thaçi po mbahet në Hagë, çfarë formule magjike paska përdorur për të emëruar njerëz në Kosovë?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me raportin e Freedom House, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si figurë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Çitaku përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ky konstatim i Freedom House është i pasaktë, duke shtuar se Thaçi tash e gati dy vite po mbahet padrejtësisht në Hagë.


“Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri.  Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar”, ka shkruar Çitaku.

Përparim në shkallën e demokracisë, telashe me korrupsionin – raporti i Freedom House përmend edhe figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin
Lexo po ashtu Përparim në shkallën e demokracisë, telashe me korrupsionin – raporti i Freedom House përmend edhe figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin

Ajo shton se këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake.

Postimi i plotë i saj:

Raporti i fundit i “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë.

Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri.

Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar.

Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake. 

Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.

E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare.

Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfarëdo lloj ndikimi politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori