Citaku përfundon turneun e koordinimit me komunat

Ministrja Çitaku është takuar me kryetarët komunal për të diskutuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe avancimit të komunikimit ndërmjet institucioneve. Nga ana e komunës së Skenderajt dhe kryetarit z. Lushtaku, bashkëpunimi dhe përkushtimi për integrimin Europian si i tillë do të trajtohet me përkushtim maksimal.
Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Mustafa tha se janë duke i bërë përgatitjet maksimale për të kryer detyrimin si komunë, konkretizimin e nevojave për të aplikuar me projekte për të përfituar nga mbështetja financiare e ofruar nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që të krijohen kushte për ri-integrimin e personave të riatdhesuar.
“Integrimi evropian është një pako reformash dhe një listë detyrimesh për qytetarët tanë, e jo e Komisionit Evropian. Reformat përfshijnë si nivelin qendrorë ashtu edhe nivelin lokal”, tha ministrja Çitaku. Ajo tha po ashtu se agjenda evropiane është agjendë e cila i gjithë spektri politik dhe etnik kanë një konsensus të plotë për të ardhmen e vendit. /Telegrafi/







































