Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur “marrëzi”, largimin e kryeministrit të Kosovës nga vendi vetëm një ditë pasi paralajmëroi “sulme nga Serbia”.
“Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe përpos se si marrëzi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
“Një ditë pasi paralajmëroi në konferencë për shtyp sulmin e planifikuar të Serbisë kundër Kosovës, Kryeministri Kurti vet shkoi në Oslo për vizitë private, e partia e tij hyri në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, ka vijuar Çitaku në reagimin e saj.
Ajo thotë se Kosova meriton më mirë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se ish nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq që mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.
“Pas sulmit terrorist e kriminal, Milan Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të Shërbimit sekret serb BIA, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë ngjashëm me ato të Novi Pazarit po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Po realisht në këtë ndërtesë strehohen disa nga pjesëtarë e grupit terrorist “Mbrojtja civile” që kryejnë vëzhgime në territorin e Kosovës”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë