Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje ish-presidentes Atifete Jahjaga, pasi që ndaj kësaj të fundit është ngritur padi për shpifje nga familja e Shyhrete Berishës.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është e pabesueshme kjo padi ndaj Jahajgës.
“E pa besueshme! Presidentja Jahjaga ka bërë atë që është dashur ta bëjë secili prej nesh. Ftoj gratë që të vendosim në murin tonë deklaratën e Presidentes në mbrojtje të Shyhretës. Le t’na padisin të gjithave pastaj. Turpi s’paska kufi”, ka shkruar Çitaku.
Ajo më tej ka shpërndarë edhe fjalimin e ish-presidentes Atifete Jahjaga për Shyhrete Berishën.
Shyhrete Berisha, e cila i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, ku iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, pas luftës kishte nisur një betejë gjyqësore për të marrë gjysmën e shtëpisë që ajo pretendonte se i takonte.
Për disa vite ajo u përball në proces gjyqësor me kunetërit e saj, Arben dhe Xhelal Berisha, deri në korrik të vitit të kaluar kur e fitoj rastin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milloshoski: Qeveria e re deri më 20 qershor
Kapen 320 kg kokainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet shtetasi shqiptar
Njëri nga tre të plagosurit në gjendje të rëndë, Uka thotë se pacienti iu nënshtrua një intervenimi të gjatë kirurgjik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251