LAJMI I FUNDIT:

Cirku italian Embell Riva në Kosovë

Cirku italian Embell Riva në Kosovë

Për më shumë se dy orë, cirku italian “Embell Riva”, ka argëtuar publikun kosovarë në natën e parë të shfaqjes, e cila zuri vend të premten mbrëma në parkingun prapa stadiumit të kryeqytetit.

Interesimi i publikut ishte jashtëzakonisht i madh. E, padyshim, fëmijët ishin ata të cilët iu gëzuan më së shumti këtij cirku. Pjesë e shfaqjes u bë edhe publiku i pranishëm. Duhet veçuar lojën e mrekullueshme të Albanit. Për 12 vjeçin, përfshirja e tij e rastësishme në cirk do të jetë një momenti i paharruar.

Trajnuesi i kafshëve, Jody Bellucci, është shprehur shumë i kënaqur me mikpritjen e publikut kosovar, duke e cilësuar si një publik shumë të ngrohtë.

“Mendoj se njerëzit këtu janë të etur për shou të këtillë, më saktë për shoun që ofron cirku italian. Dhe, ja ne erdhëm për të dhuruar një atmosferë të mirë. Natyrisht për këtë kemi pasur shumë mbështetje nga Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Italiane, prandaj unë i falënderoj shumë, pasi pa mbështetjen e tyre ne s’do të ishim këtu, e për këtë padyshim se jemi shumë të lumtur”, ka thënë ai.


Bellucci ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim, cirku ka në plan që përveç Prishtinës të prezantohen edhe në qendra të tjera të Kosovës.

Ndryshe, pas Kosovës, cirku italian “Embell Riva” do të aterrojë edhe në Shqipëri. Cirku “Embell Riva” po vazhdon të japë shfaqje në kryeqytet në dy termine ditore, në orën 18:00 dhe 20:30. Bileta për shfaqje kushton 5, 8 dhe 10 euro. /Kohavision/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori