LAJMI I FUNDIT:

CineStar Cinemas me 2 qershor hap dyert në Prishtina Mall – Megaplexi me 15 salla, nga të cilat 4DX dhe gold class, do të jetë kinemaja më e madhe dhe më moderne në Evropën Juglindore

CineStar Cinemas me 2 qershor hap dyert në Prishtina Mall – Megaplexi me 15 salla, nga të cilat 4DX dhe gold class, do të jetë kinemaja më e madhe dhe më moderne në Evropën Juglindore

CineStar Cinemas, kinemaja më e madhe rajonale do të hapë megapleksin e saj më të madh me 15 salla në Prishtina Mall të premten me 2 qershor!

Me këtë projekt, qyteti i Prishtinës, në segmentin e shfaqjeve kinematografike, do të renditet krahas qyteteve më moderne në Evropë dhe botë.

CineStar, një megapleks i gjeneratës së fundit, do të sjellë në Prishtinë konceptin “Destination Cinema”, i cili është një trend superior në industrinë botërore të kinematografisë dhe do t’ju ofrojë adhuruesve të filmit në Prishtinë dhe rrethinë një përjetim të paharrueshëm kinemaje dhe do t’ua ndryshojë tërësisht mënyrën se si ata janë mësuar të shkojnë në kinema.

Me 15 kino salla të pajisura në mënyrë moderne të dimensioneve dhe identitetit të ndryshëm vizual, me afërsisht 2000 ulëse, CineStar Megaplex në Prishtina Mall do të jetë kinemaja më e madhe, më moderne, por edhe më e bukura në Kosovë dhe më gjerë.

Përveç epërsisë teknologjike që përfshin ekranet Harkness nga muri në mur, projektorët lazer Barco 4K RGB, Real D Ultimate 3D, altoparlantët JBL dhe amplifikatorët audio Crown, brendësia e CineStar-it të Prishtinës do të ketë një shumëllojshmëri materialesh, ngjyrash dhe stilesh të nënshkruar nga dizajnerë të njohur që kanë montuar dhe kinema të tjera CineStar të vlerësuara me shumë çmime, përfshirë çmimin për kinemanë më të mirë të sapondërtuar në Evropë 2018 (CineStar Split).

CineStar Megaplex Prishtina Mall paralajmëron formate ekskluzive premium të kinemasë që do të mundësojnë një eksperiencë filmi krejtësisht ndryshe.

4DX është teknologjia më e fundit e filmit e zhvilluar nga CJ 4DPLEX, lider botëror në teknologjinë 4DX, e cila ofron një përvojë kinematografike gjithëpërfshirëse me shumë ndijime. 4DX përfshin pamjet vizuale në ekran me ulëse lëvizëse të sinkronizuara dhe efekte mjedisore si uji, era, mjegulla, aroma, bora dhe më shumë se 21 efekte speciale shumë realiste, të gjitha për të intensifikuar aksionin në ekran. 4DX krijon ambienin më të jashtëzakonshëm për filmat.

Do të mund të ndjeni erën e kafesë, gomave gjatë frenimit, erën pranverore ose edhe borën dhe shumë efekte dhe aroma të ndryshme të lidhura me ngjarjen e filmit dhe efekte që programohen sipas filmit. Është marka e parë dhe lider në botën e teknologjisë së filmave 4D për filma artistikë, duke përfshirë filma blockbuster të Hollivudit, filma lokalë dhe përmbajtje alternative si koncerte dhe reklama. Filmat nuk janë më të kufizuar vetëm në ekran. 4DX ju fut brenda filmit sikur se po jetoni në botën e tij.

Gold Class është një koncept i veçantë, i ashtuquajtur “kinema brenda kinemasë” për vizitorët më të përpiktë, që dëshirojnë një mbrëmje luksoze që deri më tani mund të përjetohej vetëm në kinematë e rralla të qyteteve më të mëdha të botës,  e tani nga 2.6. edhe në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një natë të veçantë ku përveç një ambienti intim e luksoz dhe shërbimi të shkëlqyer, mund të shijoni darkë dhe pije gjatë shfaqjes së filmit. Vizitorët do të mund të blejnë biletat e tyre në një arkë të veçantë, të ndarë nga pjesa tjetër e kinemasë, pa pritur në radhë, të thirrur Concierge.

Dy sallat luksoze Gold Class kanë nga 40 ulëse secila, të cilat janë jashtëzakonisht komode, të pajisura posaçërisht dhe të ndërtuara sipas standardeve luksoze me ndriçim të veçantë dhe ulëse më të rehatshme që me shtypjen e një butoni shndërrohen elektronikisht në shtretër. Gold Class do të jetë padyshim një rifreskim i plotë në ofertën e kinemasë së Prishtinës.

Ultimate by Dolby Atmos është një sallë speciale, muret e së cilës fshehin teknologji e pabesueshme zërimi me 128 audio hyrje dhe 7 herë më shumë altoparlantë, që do të mahnitë të gjithë dashamirët e audios. Zhytuni në tingullin e riimagjinuar me Dolby Atmos. Duke zbuluar thellësi, qartësi dhe detaje si kurrë më parë, Dolby Atmos është një përvojë e zërimit që mund ta ndjeni kudo rreth jush.

Dolby Atmos ka rikrijuar mënyrën se si ndihet dhe përjetohet argëtimi, duke i lejuar të gjithë krijuesve kreativ që të vendosin çdo tingull pikërisht aty ku duan të shkojë, për një paraqitje zërimi më realist dhe joshës. Dolby Atmos ju transporton në një eksperiencë të tingullit hapësinor që ju tërheq më thellë, në mënyrë që të dëgjoni më shumë dhe të ndjeni më shumë. Ekrani Flat, pajisja RealD Ultimate 3D, projektori me lazer 4K RGB, teknologjia revolucionare e ekranit ClarusXC dhe rregullimi i ulëseve në Amfiteatër do ta bëjnë përvojën tuaj të kinemasë të paharrueshme.

Salla eXtreme në CineStar është një standard ekskluziv për entuziastët e filmit dhe eksperiencës të veçantë filmi. Përvoja audiovizuale e shikimit të filmave blockbuster në këto kinema është e mundur përmes imazhit kristal të qartë falë projektorit më modern Barco, i cili është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness si projektori më i ndritshëm i kinemasë në botë. Tingulli jashtëzakonisht i qartë ofrohet nga sistemi më modern i zërimit në botë JBL. Ekranet gjigantë të veshur me argjend janë dizajnuar posaçërisht për të maksimizuar sasinë e dritës që reflektohet në audiencë. Pamje e përsosur RealD 3D me syzet më moderne të polarizuara 3D.

Krahas gjithë kësaj, CineStar do të prezantojë edhe sallën e parë Gaming – një sallë unike multifunksionale e kino-gaming që shndërrohet lehtësisht nga magjia filmike në një gaming arenë të madhe. Salla është e dekoruar në stil të njohur gaming ku teknologjia moderne e sallës mundëson shndërrimin e kinemasë në një fushë beteje duke theksuar përvojën e lojës në një ekran të madh, me tingull të shkëlqyer rrethues dhe rrjetin më të shpejtë optik.

Në këtë sallë do të mund të organizohen garat e-sports, si dhe private gaming në ekranin e madh.

CineStar Prishtina sigurisht që do të ofrojë shumë përmbajtje për fëmijë dhe familje.

Salla Kids për fëmijë, një sallë kinemaje gjithashtu shumëfunksionale, e cila do të ketë një program të veçantë filmik deri në orën 17:00 dhe karakteristikat teknike do të përshtaten me nevojat e audiencës më të vogël me moshë – tingulli do të jetë më i qetë dhe filmat do të shfaqen pa blloqe reklamuese. Përveç kësaj salle, CineStar do të ofrojë edhe dy dhoma moderne të ditëlindjeve për fëmijë, me Play Station dhe animatorë. Këto dhoma ditëlindjesh në CineStar së shpejti do të bëhen vendi më i mirë për të festuar ditëlindjet e fëmijëve tuaj.

Para ose pas filmit, vizitorët do të mund të kalojnë kohën e tyre në barin e bukur Cinema Bar me një kafe ose një pije, ku gjithashtu në dispozicion do të kenë një pjesë të veçantë të izoluar për pirjen e duhanit.

CineStar Megaplex në Prishtina Mall do të jetë kinemaja e parë në Kosovë që do t’u ofrojë vizitorëve një gamë të tërë të zgjedhjeve të ulëseve, duke përfshirë ulëset Love Box për çifte të cilat krijojnë më shumë privatësi, shtretër Royal Beds për dy; prej lëkure, me tavolina për ushqim dhe pije dhe karikues wireless për telefon. Ulëset Vip Relax dhe Vip Premium, të cilat, përveç të gjitha opsioneve më sipër, ndodhen në pjesën më të mirë të sallës.

CineStar, megjithatë, më së shumti krenohet me ulëset regular, të cilat janë kategoria fillestare e ulëseve që ofrohen, por që të gjitha janë po ashtu prej lëkure me një mbështetëse të lëvizshme, në mënyrë që të gjithë vizitorët të ndihen rehat, pa përjashtim.

CineStar do t’u ofrojë vizitorëve të tij një sërë shërbimesh, shumë prej të cilave do të ofrojnë kursime dhe vlerë shtesë, si CineMarte – dita më e volitshme e javës, Pako Familjare e biletave që u mundëson familjeve të kursejnë me bileta të shumta deri në orën 17:00, por edhe programin loyalty të Stars Club, i cili ofron perfitime dhe kursime te ndryshme.

Biletat për filma do të jenë të disponueshme për blerje përmes faqes së internetit, aplikacionit ose në arkë. Përveç filmave, CineStar do të shfaqë edhe programe dhe performaca të veçanta nga koncertet pop dhe rock, balet dhe opera të quajtura Spektakël, por vëmendje të veçantë do t’i kushtojë edhe kinematografisë vendase.

CINESTAR CINEMAS

CineStar Cinemas është zinxhiri më i madh i kinemasë në rajon me 28 multiplekse, 182 salla dhe afërsisht 28,000 ulëse në territorin e Kroacisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, e me këtë megaplex në Prishtinë, CineStar tani hyn fuqishëm edhe në Kosovë.

CineStar Cinemas është një lider në ofrimin e përvojës më të mirë të mundshme të kinemasë për audiencën e saj, duke vënë në krye inovacionin e vazhdueshëm, gjë që i ka bërë ata një nga zinxhirët kryesorë dhe me rritjen më të shpejtë të kinemasë në rajon dhe Evropë.

Kështu, kinematë CineStar me pesë yje u ofrojnë vizitorëve kënaqësinë më të mirë të shikimit të filmave ndërsa organizatorëve të ngjarjeve të ndryshme një qendër biznesi superior për mbledhje, promovime dhe konferenca të ndryshme. Parkingu për vizitorët e CineStar në garazhin Prishtina Mall do të jetë falas.

ÇMIMET:

Blitz-CineStar është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: çmimi prestigjioz për Kinemanë më të mirë të sapondërtuar në Evropë (ICTA 2018), e cila u fitua nga kinemaja e tyre në Split, Kroaci, CineStar 4DX Mall of Split në vitin 2018 dhe në qershor 2019, kur Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve (UNIC) e shpalli CineStar Cinemas kinemanë më të mirë në Evropë për vitin 2019, sepse përfaqëson një shembull konkret të një kompanie që ngrit nivelin në industri dhe arrin rritje të vazhdueshme.

Më shumë informata për CineStar Megaplex Prishtina Mall mund të gjeni në rrjetet sociale, ndërsa biletat së shpejti do të shiten në www.cinestarcinemas-ks.eu

Artikull i sponzorizuar