Cineplexx sjell filmin horror që do t’ju lë pa gjumë për një kohë të gjatë

Këtë të enjte mbrëma, Cineplexx organizon ngjarjen "Horror Night" me premierën e filmit më të pritur të zhandrit horror, Us.
Filmi Us po vlerësohet shumë nga kritikët në krahasim me filmat e tjerë të këtij zhanri. Nga faqja e kritikëve të filmave Rotten Tomatoes, filmi është vlerësuar me 100%, gjë e cila rrallë herë ndodhë për një film horror të vlerësohet me pikët maksimale.
Jordan Peele i njohur për kryeveprën e tij “Get Out” sjell tek Us një mitologji të re të këtij zhanri si dhe përbindësh të ri. Sa i përket ngjarjes së filmit, çfarë planifikohen të jenë pushimet e përkryera verore të një familje, merr tatëpjetën e një makthi të tmerrshëm.
Qetësia e një familjeje të katër anëtarëve kthehet në kaos kur sozitë e tyre fillojnë t'i terrorizojnë. Us bashkon aktorët e filmit Black Panther, Lupita Nyong’o dhe Winston Duke të cilët na sjellin një performancë mbresëlënëse.
Biletat e filmit mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx.Për më shumë rreth orareve të eventit mund t’i gjeni në ueb-faqen e Cineplexx.

























































