LAJMI I FUNDIT:

Cimili: Shqiptarët e veriut të Kosovës në mëshirë të fatit, problem edhe furnizimi me produkte ushqimore

Cimili: Shqiptarët e veriut të Kosovës në mëshirë të fatit, problem edhe furnizimi me produkte ushqimore

Shqiptarët e veriut të Kosovës kanë mbetur në mëshirë të fatit sa i përket furnizimit me ushqime në këtë kohë pandemie.

Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore Bashkim Cimili thotë se pandemia në këtë pjesë të Kosovës po menaxhohet nga një shtab i krizës i formuar nga institucionet paralele.


“Ne falënderojmë qytetarët që po menaxhojnë më së miri këtë krizë në këtë pjesë të Kosovës”, tha ai për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Cimili thotë se shqiptarët e veriut asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar me institucionet paralele të themeluara nga Serbia por sipas tij kanë pritur që Komuna e Mitrovicës Veriore të themelojë një shtab emergjent ku do të ishin prezent edhe ata si përfaqësues të popullit.

“Deri tani Mitrovica e Veriut nuk ka marrë ndonjë hap të tillë dhe shqiptarët kanë mbetur në mëshirë të fatit. Probleme të mëdha në vazhdimësi ka për furnizimin me ushqime pasi shqiptarët e veriut gjithmonë janë furnizuar nga pjesa jugore”.

Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore thotë se problemi bëhet edhe më i madhe pasi papunësia të shqiptarët në atë pjesë të Kosovës është shumë e lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori