LAJMI I FUNDIT:

Çilimanov: Komisioni ad-hoc është i politizuar

Çilimanov: Komisioni ad-hoc është i politizuar

Anëtari i Komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave në Maqedoni, Cvetin Çilimanov, sot ka deklaruar se Komisioni është i politizuar për shkak se për shkelje të njejta nga ana e mediave, për disa ngritet procedurë ndërsa për disa të tjera as që bëhet fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për të njejtat shkejle, disa televizione dënohen rregullisht, ndërsa disa televizone tjera kalojnë vetëm nëpër gishta. Mendimi im është se mediat e Maqedonisë përgjithësisht raportojnë në mënyrë të balancuar, ju japin hapësirë korrekte të gjitha partive që duan të paraqesin qëndrimet e tyre në opinion”, tha Çilimanov.


Ai theksoi se një numër i madh i televizioneve kanë disbalans në minutazhin që ju jepet dy partive më të mëdha maqedonase, duke favotizuar OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/