LAJMI I FUNDIT:

Çilimanov kërcënon Zaevin: Do të përfundosh në bagazhin e ndonjë veture

Çilimanov kërcënon Zaevin: Do të përfundosh në bagazhin e ndonjë veture

Gazetari dhe redaktori në Agjencinë Informative të Maqedonisë, Cvetin Çilimanov, i cili njihet si mbrojtës i politikave të OBRM-PDUKM dhe i kryetarit Nikolla Gruevski, përmes një postimi në Faebook-in e tij i ka parashikuar kryetarit të opizitës Zoran Zaevit se do të mbarojë në bagazhin e ndonjë veture përderisa nuk do të përmbush ndonjërin prej premtimeve që i ka dhënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Karagjoz të këtillë deri më tani në politikë nuk ka pasur. Plotësisht është e qartë se karriera do t’i mbarojë në bagazh të ndonjë veture për sa nuk do të arrijë të përmbushë ndonjë prej premtimeve të panumërta të cilat i ka dhënë deri më tani. Çështja është vetëm nëse ai që do ta drejtojë veturën e deponisë, do të jetë maqedonas, shqiptar, amerikan, italian’, shkruan Çilimanov në Facebook-in e tij.

Çilimanov ishte personi i parë që formoi Shoqatën ‘Stop operacioni Soros’, i cili kërkoi hetim të aktiviteteve të OJQ-ve dhe mënyrën sesi janë ndarë paratë nga fondacionet e jashtme. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes shoferi i autoambulancës që transportoi të lënduarit e tragjedisë në Koçani

Vdes shoferi i autoambulancës që transportoi të lënduarit e tragjedisë në Koçani

Shëndetësi
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PDK dorëzon tri ankesa në PZAP

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PDK dorëzon tri ankesa në PZAP

Lajme
Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Grabitje e armatosur në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Kronika e Zezë
A do të marrë pjesë Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij? - Specialja tregon procedurat

A do të marrë pjesë Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij? - Specialja tregon procedurat

Lajme

"Detyruan me forcë të kryenin shërbime seksuale për klientë" – Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për trafikim

Drejtësi

"Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin", Endrit Thaçi shpreh dhimbjen për humbjen e gjyshit, Haxhi Thaçi

Lajme
Kalo në kategori