Të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme. Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.
E gjithë kjo mund të fillojë të bëhet nëse themelohet Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Për krijimin e kësaj byroje, nevojitet miratimi i ligjit për krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Një ligj të tillë, Qeveria e Kosovës e ka miratuar në dhjetor të vitit 2021. Në muajin shkurt të këtij viti, ndërkaq është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Në Kuvend nuk është hedhur në votim, pasi deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që projektligji të adresohet në Komisionin e Venecias.
Ata nuk janë pajtuar që kjo byroja të udhëhiqet vetëm nga një drejtor. Ata madje kanë shprehur shqetësimin se krijimi i byrosë është tendencë për krijim të institucioneve paralele gjyqësore.
Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë konfirmuar se Projektligji është dërguar në Komisionin e Venecias për opinion.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se në muajin qershor pritet që Komisioni i Venecias të japë një qëndrimin rreth projektligjit dhe më pas i njëjti do të dalë para Kuvendit.
Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur si Komisioni i Venecias, është një organ këshillues dhe jo obligativ mbi çështjet kushtetuese.
Çfarë parasheh Projektligji?
Siç thuhet në Projektligj, ai zbatohet ndaj pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme nga personat zyrtarë, personat e ekspozuar politikisht, anëtarët e tyre të familjes dhe palët e treta.
Projektligji përfshin periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre.
Persona të ekspozuar politikisht nënkupton personat fizikë të huaj apo vendorë, të cilët janë ose kanë qenë të ngarkuar me funksione të larta publike.
Pasuria do t’iu verifikohet edhe anëtarëve të familjes, bashkëshortit/es, fëmijëve, prindërve, vëllezërve, motrave dhe palëve të treta.
Sipas legjislacionit, byroja ka kompetencat dhe përgjegjësitë për të zhvilluar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe parashtron propozimin për konfiskim të pasurisë në gjykatë.
Fuqia e drejtorit të byrosë
Projektligji thotë se Byroja udhëhiqet nga drejtori i përgjithshëm që votohet nga Kuvendi i Kosovës me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm. Votimi për zgjedhjen e drejtorit bëhet në mënyrë të fshehtë. Mandati i drejtorit është pesëvjeçar.
Sipas Projektligjit, për fillimin e procedurës për verifikim vendos drejtori i Byrosë dhe pastaj vazhdon me mbledhjen dhe hulumtimin e dokumentacionit relevant për rastin.
Në rast se nga të dhënat e mbledhura dëshmohet mospërputhje në mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25 mijë eurosh, atëherë zyrtari i byrosë propozon dërgimin e çështjes për konfiskim në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ky propozim i dorëzohet drejtorit të Përgjithshëm, i cili më pas parashtron propozim për konfiskim.
Ministrja Haxhiu ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky Projektligj.
“Ky institucion merret vetëm me mospërputhjen në mes të ardhurave të një zyrtari dhe pasurisë që ka. Ngrihen ata flamujt e kuq, kur ka dyshime se dikush e ka pasurinë që nuk mund ta justifikojë dhe [Byroja] i thotë a mund të tregosh si e ke blerë banesën në qytetin e Durrësit [Shqipëri] ose në vende tjera bregdetare. Prandaj, ligji do të trajtojë edhe rastet kur dyshohet që një pasuri ka dalë në emër tjetër kujt”, ka thënë Haxhiu.
IKD: Projektligji përmban të meta juridike
Në anën tjetër, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se qëllimi i projektligjit është legjitim, por në disa aspekte nuk respekton Kushtetutën e Kosovës.
Jeton Hasani, hulumtues i lartë në këtë institut, vlerëson se projektligji përmban të meta të caktuara në aspektin juridik, duke filluar nga zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm.
Sipas tij, drejtori i kësaj byroje është autoriteti kryesor për fillimin e procedurave të verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë dhe zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi. Njëherësh, sipas tij, drejtori i kësaj byroje mund të shkarkohet lehtësisht.
“Për zgjedhjen e tij mjafton shumica e thjeshtë e deputetëve të Kuvendit, që nënkupton që partitë politike në pushtet ta zgjedhin në mënyrë të lehtë. Në vend të kësaj, ne si IKD sugjerojmë që organi drejtues i byrosë të jetë kolegjial dhe me përbërje pluraliste dhe jo që të varet plotësisht një procedurë kaq e ndjeshme nga vetëm një individ, që mund të jetë i politizuar”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Në mesin e të metave tjera, sipas Hasanit, është se me rastet e parashtruara nga byroja do të merret Divizioni Civil i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe i Gjykatës së Apelit.
“Aktualisht, gjykata më e ngarkuar është ajo e Prishtinës. Dhe ne vlerësojmë se kompetencat e tilla duhet t’i ketë çdo divizion civil anembanë Kosovës ose të paktën në gjykatat themelore, përfshirë degët, dhe jo të kufizohet vetëm në nivel të Prishtinës”, thotë ai.
Ndryshe, nga Ministria e Drejtësisë thanë se pala që është pjesë e procedurës, sipas projektligjit, ka të drejtë që të paraqesë prova, fakte, ankesa dhe kërkesa në lidhje me procedurën që zhvillohet.
Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme konsiderohet si një ndër shtyllat në luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Në Kosovë që nga viti 2018, ekziston Ligji për kompetencat e zgjeruara për të konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale.
Sipas këtij ligjit, prokurori duhet të dëshmojë se pasuria e listuar për verifikim është pasuri e të pandehurit, ndërsa i pandehuri duhet të dëshmojë se atë pasuri e ka përfituar me burime të ligjshme, për të cilat duhet të ofrojë prova, në të kundërtën, ajo konfiskohet nga gjykata.
Sipas ligjeve aktuale, konfiskimi i pasurisë nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë që është fituar në mënyrë të kundërligjshme, sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent, kurse sekuestrimi nënkupton marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.
Rreth 1.6 milion euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara në vitin 2020 dhe të cilat janë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar.
Vlera totale e pasurisë se administruar nga kjo agjenci, që nga themelimi i saj një dekadë më parë, është afërsisht 40 milionë euro. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërprehet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë