Hitleri dhe nazistët kaluan një pjesë të mirë të kohës së tyre duke u fiksuar pas simbolizmit, si dhe duke shfrytëzuar në mënyrë konstante kuptimin e supozuar të tyre, për qëllime të propagandës.
Shumë prej emblemave, motiveve dhe shkrimeve që tani janë pjesë e identitetit të NacionalSocialistëve kanë lidhje historike me kulturat dhe gjuhët tradicionale gjermane, disa prej tyre me origjinë që në shekullin 2.
Vepra e shkrimtarit Guido Von List, një prej forcave kryesore shtytëse prapa lëvizjes voelkisch të shekullit 20 – me misionin për të rigjallëruar folklorin gjerman – ndikoi fort në mënyrën se si gjermanët e pagëzuan veten e tyre, nga vitet 1930 e më tej.
Sot, grupe moderne neonaziste vazhdojnë që të adhurojnë të njëjtin lloj simbolizmi.
Hitleri e transformoi Svastikën – një shenjë e lashtë spirituale në budizëm, hinduizëm dhe të tjera tradita të Azisë Lindore, si dhe në kulturat pagane të Europës së mesjetës – në një copë të urryer gjeometrie, duke e përshkruar atë si një simbol të “identitetit arian”, pasi nazistët e adoptuan zyrtarisht në vitin 1920.
Për Hitlerin, Reichsadler, që do të thotë “shqiponja e mbretërisë” përfaqësonte unitetin kombëtar, dhe ashtu si shumë simbole të tjera naziste, ishte një nyjë në historinë e Gjermanisë, pasi ishte përdorur nga Perandoria e Dytë Gjermane (1871-1918) dhe Republika e Veimarit (1919-1933).
Emblema e SS buron nga alfabetet e lashtë runë, përcjell bota.al, një koleksion shkrimesh që përdorej për të shkruar gjuhë të ndryshme gjermanike, përpara se të futej alfabeti latin. Rrufetë kanë kuptim të dyfishtë, si iniciale për SS dhe si shenja të fitores.
Nuk është habi të zbulojmë që totenkopf, nuk vjen i shoqëruar me gjëra pozitive: kafka dhe kockat e kryqëzuara janë simboli ndërkombëtar për vdekjen. Fillimisht e përdorur nga njësia e truprojave personale të Hitlerit, më vonë ajo u adoptua si një stemë ogurzezë që mbahej prej oficerëve të njësive të SS që ishin ngarkuar të shërbenin në kampet e përqendrimit.
Një simbol popullor në familjet europiane të armëve, runa përfaqëson një kurth për ujq. Gjatë mesjetës, mjeti prej metali dhe zinxhiri mendohej të kishte fuqi magjike – që mund të shpjegojë përse shenja, në pamje të ndryshme, u adoptua prej shumë divizioneve naziste.
Një tjetër runë e lashtë, që simbolizon jetën. Ajo përdorej nga një degë e SS e njohur si Lebensborn, objektivat e të cilëve përfshinin rritjen e numrit të lindjeve të fëmijëve arianë duke nxitur burrat “e pastër nga pikëpamja racore dhe të shëndetshëm” që të linin shtatzënë gra “me gjak të pastër”, 60% e të cilave ishin të pamartuara.
Një version i përmbysur i lebensrune, pra që përfaqëson vdekjen. SS e përdornin në dokumente zyrtare, si dhe në gurët e varreve në vend të simbolit tradicional të kryqit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A e parashikoi vërtet The Simpsons skandalin në koncertin e Coldplay?

Adoleshentët bëjnë seks në spital, iu ndodhi ajo që s’e prisnin! (Foto,+18)

Japonezi bëhet viral për mjekrën e pazakontë

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Në Japoni, mund të marrësh me qira një gjyshe

Burri blen dy bileta identike në lotari dhe fiton 2 milionë dollarë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë