LAJMI I FUNDIT:

Faktet që dëshmojnë se Hitleri ishte homoseksual – tregohet edhe se kush ishte i dashuri i fundit i tij (Foto)

Faktet që dëshmojnë se Hitleri ishte homoseksual – tregohet edhe se kush ishte i dashuri i fundit i tij (Foto)

Adolf Hitler ishte një homoseksual, sipas një dokumenti të jashtëzakonshëm të zbulimit – përkundër dërgimit të homoseksualëve në kampet e vdekjes.

Disa vlerësime thonë se Führeri ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 15.000 homoseksualëve.


Dhjetë fakte që ndoshta nuk i dinit për Adolf Hitlerin
Lexo po ashtu Dhjetë fakte që ndoshta nuk i dinit për Adolf Hitlerin

Megjithatë, një dosje e kohës së luftës pretendon se Hitleri në fakt ishte vetë homoseksual, shpesh ndante shtëpitë me të tillë dhe mendohet se “luante” me një varg të dashuruarish meshkuj, përcjell Telegrafi.

h2

Studimet psikologjike të hartuara nga një agjenci amerikane e zbulimit, e Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht në një nga to, të shkruar nga psikologu me famë Walter C. Langer në vitin 1943, arriti në përfundimin: “Hitleri ndjente kënaqësi nga të shikuarit e organeve të meshkujve dhe që kishin të bënin me homoseksualët”.

“Roja i tij personal ishte pothuajse gjithmonë 100% homoseksual”, shkruan ai.

“Besimi se Hitleri është homoseksual ndoshta është zhvilluar nga fakti se ai e ka treguar kaq shumë karakteristika femërore. Gjithashtu edhe nga fakti se ka pasur kaq shumë homoseksualë në parti gjatë ditëve të para dhe shumë vazhdonin të zënë poste të rëndësishme. Hitleri ndjehej shumë më i qetë me homoseksualët”, shkruhet më tej aty.

Hija e Hitlerit po ndihmon ISIS-in: Xhihadistët po shfrytëzojnë armët naziste për të luftuar armiqtë (Foto)
Lexo po ashtu Hija e Hitlerit po ndihmon ISIS-in: Xhihadistët po shfrytëzojnë armët naziste për të luftuar armiqtë (Foto)

Po ashtu thuhet se “gjatë gjithë jetës së tij të hershme, në Vjenë, në ushtri, në Mynih, në Landesberg, nuk është raportuar për ndonjë marrëdhënie heteroseksuale të tij”.

Madje, thuhet se gjatë asaj kohe, ai nuk kishte absolutisht interes ndaj femrave, përcjell Telegrafi.

h3

Hitleri kishte një të dashur për 16 vite, Eva Braun, me të cilën u martuan vetëm disa orë para se të kryenin vetëvrasje, në fund të luftës.

Por ai rrallë kishte marrëdhënie seksuale dhe çifti nuk kishin fëmijë.

Në një pikë në fund të 1920, thuhet se ai ishte një vizitor i shpeshtë në shtëpinë e një shoku në Mynih e cila “u bë një lloj vend takimi për homoseksualët e të dy gjinive”.

Foto të rralla: Kështu vdiq Hitleri! (Foto,+18)
Lexo po ashtu Foto të rralla: Kështu vdiq Hitleri! (Foto,+18)

Ndërkohë, në një libër i ri shpërthyes, i quajtur Jeta e çuditshme seksuale e Adolf Hitlerit, historianja Siobhan Pat Mulcahy thotë: “Hitleri u përpoq për të paraqitur veten tek populli gjerman si një beqar i kënaqur heteroseksual (duke qenë i këshilluar për ta bërë këtë nga shefi i propagandës Joseph Goebbels) por ky “personalitet fals” ishte shumë larg nga e vërteta.

“Ndërsa makina naziste filloi të përndiqte homoseksualët, t’i burgoste dhe pastaj t’i vriste, udhëheqësi nazist, Hitleri ishte duke shijuar një marrëdhënie të fshehtë homoseksuale me Julius Schreck, shofer personal në Mynih dhe ish-truproje i cili do të jetë shoku i tij i fundit mashkull”.

h4

E Ernst Schmidt thuhet të ketë qenë “i pëlqyeri” i Hitlerit gjatë Luftës së Parë Botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
Politikanët e BE-së të ndryshëm në mendime sa i përket vdekjes së liderit iranian

Politikanët e BE-së të ndryshëm në mendime sa i përket vdekjes së liderit iranian

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori