A ekzistojnë meshkuj te të cilët duhet mbështetur me çdo kusht, porse lidhja dhe martesa potenciale do të tregohen si frustrimi më i madh? Ka të tillë, ndërkaq secila femër së paku njëherë në jetë ka njohur një tip të tillë.
Në të vërtetë, ndjenja e kënaqësisë shpejt do të mund të shndërrohet në ndjenjë të pakëndshme dhe në ankesa e pakënaqësi, transmeton Telegrafi.
Mësoni për pesë tipa meshkujsh të cilët nuk duhet t’i lejoni të hyjnë në jetën tuaj.
1. Ai që nuk donte të angazhohej në marrëdhënie serioze, derisa të takoi ty
Duket si një ëndërr, apo jo? Djali që ua deklaroi të gjithëve që nuk do të zinte vend kurrë, me askënd, dhe që më pas i hëngri fjalët kur të takoi ty? Problem është se nuk ka rëndësi se sa i mrekulluar është ai nga ty për momentin, kur gjërat të bëhen më pak emocionuese midis jush, ai do të fillojë të ketë dyshime. Ndoshta do ta ndjesh që diçka nuk po funksionon, dhe do të përpiqesh shumë që ti mbash gjërat po aq emocionuese. Të duhet ta takosh këtë djalë, sepse do të të ndihmojë që të njohësh diferencën mes tij, dhe djalit me të cilin do të martohesh. Ai me të cilin duhet të martohesh, duhet të jetë një person që dëshiron të jetë në një marrëdhënie të përkushtuar dhe që do të punojë me ty për të forcuar lidhjen.
2. Mashkulli që njeh gjithë qytetin
Ky është ai që do të të shpëtojë, kur dëshiron të shkosh në atë restorantin e sapohapur, apo kur ke nevojë për një kontakt në një kompani, ku do të çosh rezymenë. Por ki kujdes. Djali është gjithmonë në telefon: duke çuar e-mail-e apo duke iu përgjigjur sms-ve, gjatë darkave, pushimeve, momenteve kur ke nevojë për vëmendje. Dëshira e tij e mirë për të ndihmuar, të qenit i shoqërueshëm, këto janë disa nga cilësitë e tij më të mira…për një shok.
3. Mashkulli që i bluan përbrenda, dhe që të ndëshkon me heshtje?
Ai ka kaq shumë cilësi të mrekullueshme. Kështu, dil me të, edhe vetëm nëse mëson mbi rëndësinë e një cilësie tjetër, komunikimit të hapur. Është e lehtë, për të gjithë ne, të qëndrojmë në heshtje dhe të mendojmë se nëse partnerët tanë do të ishin njerëz më të mirë, do ta dinin pse jemi me nerva, pa pyetur përse.
4. Ai që është kaq i dëshirueshëm, sa të gjitha shoqet e tua janë në ekstazë
Shiko se si ndihesh kur hyn në një dhomë bashkë me të. Shiko sytë e miqve dhe të njohurve tek zgjerohen sado pak. Vetëm ke parasysh, mund të jetë e vështirë të ndash ndjenjat e krenarisë dhe gëzimit, që vijnë pasi ke fituar dashurinë e dikujt që është i dëshirueshëm nga shumica me ndjenjat e buta, që janë baza e martesës. Sigurohu që djali që zgjedh, është ai me të cilin do të rrish zgjuar gjithë natën, kur jeni të dy, ai me të cilin adhuron të shpenzosh kohë vetëm.
5. Mashkulli serioz, me sy të bukur, më i vogël se ti, që të adhuron
Ky djalë të ngazëllen me ëmbëlsinë dhe dëshirën solemne për të gjetur dashurinë. Por nuk mund të krijosh, me të, lidhje afatgjata. Jo prej moshës së tij, por sepse adhurimi i njëanshëm shpejt kthehet në idenë që ndjenja s’është e përbashkët. Duke zgjedhur ta lësh të ikë, do të kesh bërë gjënë e duhur, duke vepruar në interesin më të mirë të dy njerëzve, që është pikërisht ajo që të kërkohet kur takon njeriun e duhur, atë me të cilin martohesh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Unë vishem vetë!
Maska më e mirë kundër zbokthit
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre