LAJMI I FUNDIT:

Cilët janë deputetët e Maqedonisë që s’kanë thënë asnjë fjalë në Kuvend?

Cilët janë deputetët e Maqedonisë që s’kanë thënë asnjë fjalë në Kuvend?

Disa deputetë nga pushteti dhe opozita gjatë vitit të kaluar kanë ardhur në punë, por asnjëherë nuk kanë biseduar për ligjet të cilat kanë qenë në rend dite.

Gjatë vitit të kaluar, 14 deputetë aspak nuk janë shfaqur në foltoren e Kuvendit, as nuk kanë propozuar ligje në Kuvend por edhe nuk kanë parashtruar pyetje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në publikimin ‘Deputeti im‘, thotë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në seancë ka ardhur 14 herë por asnjëherë nuk ka folur në foltore. Edhe deputeti i PDSH-së, Menduh Thaçi në seanca ka ardhur shtatë herë ndërsa Sashko Atanasov nga LSDM në seancë ka marrë pjesë 98 herë, për vitin e kaluar asnjëherë nuk ka folur në foltore që të diskutojë apo replikojë me kolegët.

Nga deputetët e opozitës, Boris Zmejkovski dhe Johan Tarçullovski vazhdimisht me arsye kanë munguar. As Afrim Gashi dhe as Nexhbedin Kahrimani nga ‘Alternativa’ s’kanë parë të arsyeshme të mblidhen me deputetët tjerë dhe të përfshihen në miratimin e ligjeve.

Deputeti nga Partia Demokratike e Serbëve, Ivan Stoilkoviq, ashtu si Ahmeti, Thaçi, dhe Kahrimani ka ardhur në punë por nuk ka folur në seanca. Deputeti Vasil Pishev nga OBRM-PDUKM, i cili në të kaluarën shpesh diskutonte në foltore, në vitin 2019 nuk ka parashtruar asnjë pyetje. Sikurse Pishevi ka vepruar edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Krsto Mukoski i cili ka ardhur në punë por nuk ka marrë fjalë, nuk ka propozuar ligje dhe as nuk ka replikuar dhe nuk ka pasur vërejtje procedurale. Prani të rregullt ka pasur edhe deputeti i PE, por nuk ka diskutuar për ligjet në Kuvend.

Ndryshe, deputetët të cilët marrin mandatin nga qytetarët paguhet rreth 15.000 euro në vit dhe gjithashtu kanë imunitet dhe nuk mund të thirren në përgjegjësi penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori