LAJMI I FUNDIT:

Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e pashëndetshme

Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e pashëndetshme

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen pothuajse çdo ditë me ndotjen e ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e pashëndetshme, duke e radhitur kështu Prishtinën në një ndër vendet më të ndotura.

Në matjet e ajrit që bëhen në Prishtinë nga Ambasada Amerikane, shihet se cilësia e ajrit sot në orën 09:00 është e pashëndetshme, në vlerë 124.

Ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka alarmuar lidhur me problemet shëndetësore që mund të kenë qytetarët për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë gjendje, IKSHP-ja ka kërkuar që urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit, e sidomos në kryeqytet, të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe vetuar pa katalizator, Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.

Po ashtu, IKSHP ka kërkuar që të shtohet numri i autobusëve me karburante ekologjike në transport publik si dhe shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese në zona urbane.

Instituti ka bërë apel tek qytetarët që të shmangin daljet në qytetet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat.

Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall, etj.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori