LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë veturat elektrike më të lehta dhe ato më të rënda?

Cilat janë veturat elektrike më të lehta dhe ato më të rënda?

Sipas të dhënave të YouTuberit norvegjez Bjorn Niland, që i ka mbledhur ato në kuadër të testimit të veturave elektrike, të dhënat tregojnë se veturat më të rënda elektrike vijnë nga Gjermania.

Statusi i veturës më të rëndë i ka takuar Mercedes EQV, furgonit elektrik që arrin kufirin e peshës prej 3 tonelatave. Ai peshon saktësisht 2960 kilogramë dhe ka një bateri me kapacitet prej 100 kWh, transmeton Telegrafi.


Vetura tjetër me radhë është SUV nga Audi e-tron 55 me 2720 kilogramë, dhe sërish Mercedes EQC me 2620 kilogramë. Në total, një e treta e modeleve elektrike i afrohen masës prej dy tonelatave.

Mesatarja është 1940 kilogramë dhe vetëm pesë modele peshojnë më pak se 1500 kilogramë. Në mesin e tyre është Mini Cooper SE (1480 kilogramë) dhe Fiat 500e (1460 kilogramë dhe BMË i3 (1360-1440 kilogramë), Volkswagen e-Up (1260-1280 kilogramë) si dhe më i lehtë – Mitsubishi i-MIEV.