Nuk ka rëndësi se çfarë pune bën dhe në ç’kompani punon — inxhinieri, mjekësi, media, edukim, dizajn, etj. — marrëdhëniet epror – vartës janë gjithmonë të ndërlikuara
Shefi është ai që mban gjithmonë shënime dhe, ç’është më e bukura, nuk t’i tregon asnjëherë. Janë disa pika kyҫe të cilat, sado bujarë, tolerantë apo demokratikë qofshin, shefat i vënë re gjithmonë. Mos harro se është një sy i hapur që të vëzhgon në ҫdo kohë.
Të pëlqejnë ose jo, më poshtë janë disa pika që duhet t’i vësh re dhe…. puno shumë 5 ditë në javë!
Orën kur vjen në punë
E fillon punën në orën 8, në 9 apo 10? Kultura të ndryshme pune e nisin ditën e punës në orë të ndryshme (madje disa zyra nuk kanë një orë fikse), por nëse e nis mëngjesin në 11:30, atëherë ky është vërtet problem. Hidh një sy nga kolegët dhe shko në punë në të njëjtën kohë me ta.
. . . . dhe orën kur ikën nga puna
Edhe një herë, ndoshta nuk ke një orar fiks pune 9 me 5, por reflekto ҫdo ditë për punën që bën dhe orën kur e lë. Ikën para kolegëve të tu? Pas? Apo varet? Thjeshtë sigurohu të mos largohesh më herët nga puna nga e hëna në të premten.
Si e përdor teknologjinë
A merr telefonata pune në telefon apo po bisedon në chat për të dalë në darkë? Fokusi kryesor gjatë orarit të punës është edhe mënyra se si e përdor teknologjinë në orarin e punës. Limito Facebook-un dhe gjithçka tjetër personale.
Mënyrën se si vishesh
Mënyra se si e prezanton veten është shumë e rëndësishme në punë – dhe gjithmonë do të jetë. Stili i veshjes në punë, por edhe respektimi i kodit (për ato vende pune që e kanë) është një pikë kyҫe që përcakton seriozitetin. Disa zyra janë totalisht të lirshme në stil, ndërkohë që të tjera shumë strikte për të respektuar kodin. Kjo është një pikë tjetër e rëndësishme për të cilën duhet të kesh kujdes.
Fjalët që përdor
Kjo është një çështje bazike, sepse asnjëherë nuk duhet të shpërthesh ndaj kolegëve të punës, brenda apo edhe jashtë zyrës. Shumë punonjës janë të prirur të krijojnë shpesh situata konfiktuale, ngrenë zërin dhe thonë fjalë të pahijshme. Mos harro se shefi mban gjithmonë shënime për këtë pjesë dhe një ditë… për ty mund të mos mbajë më.
Si përshtatesh me ambientin e punës
Sa mësohesh me ndryshimet dhe me të rejat që të ofrohen në vendin e punës? Je natyrë e përshtatshme apo nuk të pëlqejnë ndryshimet? Nëse je e re në punë, shanset janë që të jesh në qendër të vëmendjes. Këshilla më e mirë është të presësh ngjarjet e punës dhe të qëndrosh afër punonjësve me eksperiencë më të gjatë për të përfituar dhe për t’u përshtatur më mirë.
Si e menaxhon kohën
E fundit, por jo më pak e rëndësishme – je një menaxhere e mirë e kohës? A i bën gjërat në kohën e duhur apo neglizhon? A ecën paralelisht me stafin apo je pas tij? Është shumë e rëndësishme t’u japësh prioritet gjërave më të rëndësishme dhe të vendosësh kohë për to. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri zakone mund të shkatërrojnë një martesë apo lidhje, paralajmëron një psikolog
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cili është pozicioni më i mirë për të lindur?
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?
Ide për thonjtë, pesë trendet që do të dominojnë këtë dimër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë