LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë përfitimet e kartelave kreditore të Halkbank?

Cilat janë përfitimet e kartelave kreditore të Halkbank?

Jo secili prej nesh ka gjithmonë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për të qenë në gjendje të përmbushë ato që i nevojiten ose atë që dëshiron. Mënyra më e sigurt për të marrë ato fonde shtesë të nevojshme janë kartelat kreditore bankare. Kartelat kreditore mundësojnë përdorimin e fondeve në vlerën e kufirit të kredisë të miratuar nga banka.

Konkretisht Halkbank, një nga bankat e renditur më lartë në tregun financiar të Maqedonisë, ofron disa lloje të kartelave kreditore Visa dhe Mastercard me një numër përfitimesh dhe përparësish. Të gjitha kartelat kreditore ofrojnë qasje në kufirin e aprovuar të kredisë në çdo kohë, ato janë ndërkombëtare, mbështesin pagesa në internet pa provizion për transaksione në faqet e internetit vendase dhe të huaja dhe kanë standardet më të larta të sigurisë për pagesa në internet “3D Secure – Verified by Visa – VbV and MC Secure Code”.


Kartelat kreditore Mastercard Standard dhe Mastercard Credit Contantless ofrojnë mundësinë e pagimit të një borxhi minimal prej 5% dhe pagesës së deri në 60 këste pa interes me partnerët të Halkbank. Mastercard Credit Contactless, e cila është një kartë pa kontakt, mundëson pagesa të shpejta dhe të sigurta deri në 2000 denarë, pa pasur nevojë të futni pinin në kartë.

Lloji i tretë i kartelave kreditore Mastercard është Mastercard World Contactless me kufi krediti deri në 1,200,000 denarë, kufi minimal i kredisë rrotulluese deri në 100,000 denarë, shlyerje minimale mujore prej 10% të kredisë së përdorur, pagesa deri në 60 këste pa interes dhe blerjet me zbritje me partnerë të caktuar të Halkbank. Me këtë kartelë mbajtësi bëhet pjesë e klubit Mastercard Platinum, ku keni mundësinë të përdorni të gjitha privilegjet dhe përfitimet e tij, si dhe të jeni pjesë e programit Lounge Key.

Kartela kreditore Visa Classic ofron pagesa të një borxhi minimal prej 5%, pagesa deri në 60 këste pa interes me partnerët e Halkbank, si dhe mundësi blerjeje me zbritje. Kartela Visa Gold ofron mundësi për kredi deri në 60,000 denarë, dhe gjithashtu pagesa të një borxhi minimal prej 5%, pagesa deri në 60 këste pa interes me partnerët e Halkbank si dhe mundësi blerjeje me zbritje. Me karelat Visa Gold ju merrni një AMSM Europe Premium Card dhe privilegje gjatë udhëtimit.

Kartelat Visa PayWave kanë një normë interesi fikse prej 7.7% dhe janë në dispozicion për të gjithë individët, klientë të bankës, të cilët kanë të ardhura të rregullta nga paga ose pensioni. Me këtë kartë keni mundësinë të paguani 2, 3, 6, 12 dhe 24 këste në varësi të shumës së transaksionit të bërë në POS-terminale, internet, ATM të Halkbank dhe në të gjitha bankat e tjera brenda dhe jashtë vendit. Pagesa me këste llogaritet automatikisht në varësi të shumës së transaksionit në të cilin llogaritet interesi, pa periudhë faljeje. Kufiri maksimal i kredisë nga këto lloje të kartelave kreditore arrin deri në 5 paga, pra 200,000 denarë.

Kufiri kreditor do të caktohet në përputhje me mundësitë tuaja dhe kuptohet, politikat kreditore të bankës. Për të gjithë kartelat kreditore mund të aplikoni online ose në filialën më të afërt të Halkbank, ndërsa e njëjta do të përpunohet në afat prej 2 ditëve pune pas miratimit.