Njohësi i çështjeve ekonomike dhe ish-deputeti, Muhamet Mustafa, në një intervistë për Telegrafin ka folur për ndikimet që mund të ketë në ekonominë vendore situata pas pandemisë COVID-19.
Mustafa ka thënë se situata pas pandemisë do të jetë e vështirë dhe mund të ketë rënie të ekonomisë vendore dhe se tashmë ndikimet janë duke u parë.
Sipas tij, Kosova i ka mundësitë e limituara, ndaj këtë barrë nuk mund ta mbajë vetëm buxheti i shtetit dhe se kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit.
Telegrafi: Si ka ndikuar pandemia COVID-19 në ekonominë e Kosovës?
Mustafa: Që tani ende pa u bërë dy muaj shihen ndikimet, përmasat e të cilave ende nuk janë vlerësuar më saktësisht. Në bashkëngjitje të pakos së masave që ndërmori Qeveria vlerësoj se rritja ekonomike do të bie nga 4.2 në 2.5 % . Unë do të isha i kënaqur edhe nëse mbajmë nivelin e GDP të vitit të kaluar, ose nëse kemi zvogëlim më të madh se 3-5%. Pra duhet pritur një kontraktim më të madh. Sidoqoftë mendoj se duhet bërë një vlerësim më gjithëpërfshirës dhe më të hollë të efekteve sa më shpejtë, në mënyrë që edhe intervenimet të jenë me efekt më të madh dhe të përqendruar aty ku ky efekt është më i nevojshëm në aspektin social dhe më frytdhënës për aktivitetin ekonomik.
Telegrafi: Sa jemi të gatshëm ekonomikisht për këtë situatë në të cilën ndodhemi?
Mustafa: Po mundësitë i kemi të limituara, ndaj këtë barrë nuk mund ta mbaj vetëm buxheti i shtetit. Secili duhet të bëjë, të them një program konsolidimi të gjendjes duke shfrytëzuar maksimalisht mundësitë dhe rezervat që ka – pra secili biznes, punëdhënës, secila familje dhe kuptohet edhe Qeveria. Kriza me pandeminë dhe dimensionet e saj, që tani, shtrojnë nevojën për një ristrukturim të buxhetit. Në këtë ristrukturim sigurisht duhet të shihet edhe mënyra me produktive e mbështetjes së sektorit privat . Por kjo duhet të shihet me kujdes dhe të studiohet më mirë, dhe jo nën presionin… Për shembull të shihet efekti i subvencionimit të pagave me 170 euro apo mund të përdoren më mirë. Pastaj lë të kuptohet së tërë barrën e kësaj situate nuk mund ta mbajë vetëm buxheti modest i Kosovës. Ndaj, së paku në këtë moment, po duket e tepruar një eufori me kërkesa shoqatash e sindikatash te adresuara tek intervenimet buxhetore.
Telegrafi: Janë marrë disa vendime e masa nga ana Qeverisë të Kosovës, cili ka qenë ndikimi të bizneset vendore?
Mustafa: Mendoj se pako e publikuar e masave të Qeverisë në përgjithësi janë në drejtimin e duhur, duke përfshi edhe aspektin social e edhe sektorin privat dhe stimulim për ata që janë në ballë të luftës kundër pandemisë. Këto masa gjithashtu janë të shumtën në linjën e asaj që kërkuan asociacionet e biznesit. Për fillim është mirë. Më tutje duhet reaguar sipas nevojës, por në mënyrë shumë më selektive – asistencë të rasteve sociale dhe mbështetje e rritjes së prodhimit e shërbimeve dhe mbajtje të nivelit të punësimit dhe mundësisht gjenerim të vendeve të reja të punës. Pra duhet bërë një vlerësim dhe studim për këtë.
Telegrafi: Sa ka rezerva ushqimore në vend dhe cilat janë nevojat që duhet shteti të reagojë për ekonominë e bizneset në vend?
Mustafa: Mendoj se nuk do të paraqitet problem me ushqimet. Shteti duhet të bëjë një vlerësim të rezervave të tij dhe t’i konsolidojë ato që të jenë të mjaftueshme për intervenime që mbulojnë nevojën e produkteve elementare për rreth 3 muaj.
Telegrafi: Si duhet të reagojmë në një situatë të tillë nëse do të zgjatet?
Mustafa: Siç thash edhe më lartë duhet sa më shpejtë të përgatitet një ristrukturim i buxhetit, që duhet të zvogëlojë së pari shpenzimet për mallra dhe shërbime (shpenzimet për udhëtime e të ngjashme), e pastaj edhe pjesë të investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë. Dhe, krahas qeverisë secili biznes dhe secila familje duhet të bëjnë planet e “emergjencës”. Situata mund të përballohet vetëm me forca të përbashkëta. Duhet të shihet që të aktivizohen aktivitete prodhuese, të nxiten punët në bujqësi, arsimi dhe shëndetësia të mbesin mobile. Të shpresojmë se kjo nuk do të zgjasë shumë, por aq sa zgjatë duhet të kemi pak a shumë këtë qasje, pa pritur vetëm nga buxheti modest i Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës