Kamera e sigurisë e instaluar brenda një veture, ka filmuar momentin kur një çiklist përplaset nga një veturë derisa po tentonte të kalonte në vija të bardha, ku mbi kokën e tij ishte ndezur drita e kuqe e semaforit.
Përplasja e filmuar ka ndodhur gjatë të shtunës në qytetin kanadez Ottaëa, ku një çiklist nuk ishte treguar i vëmendshëm duke kaluar rrugën në të kuqen, dhe si pasojë një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe e godet duke e hedhur në ajër për disa metra, transmeton Telegrafi.
“Kam filmuar udhëtimin për më shumë se dy orë, dhe në një moment isha dëshmitarë i një aksidenti të tmerrshëm, ku një çiklist u godit nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe”, ka deklaruar autori i videos.
Për fat të mirë, çiklisti ka shpëtuar vetëm me disa gërvishtje të lehta, derisa gruaja që po ngiste veturën dhe e bija e saj që ishte brenda kanë mbetur të shokuara kur panë burrin duke “fluturuar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251