Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, është folur për ciklin menstrual, infeksionet vaginale, shëndetin riprodhues, shtatzëninë, kujdesin ndaj lehonave, si dhe menopauzën. 

Doktoresha Merita Demiri Demolli ka shpjeguar periudhën dhe simptomat që i paraprijnë ciklit menstrual, periudhën kur vajzat duhet ta bëjnë vizitën e parë të gjinekologu, infeksionet më të shpeshta vaginale, etj.


“Zakonisht kontrollet gjinekologjike te vajza fillohet nga mosha 13-15 vjeçare... Është periudha kur vajza fillon të ketë menstruacionet e para. Nuk është domosdoshmërish në këtë periudhë të bëhet vizitë në karrigen gjinekologjike, por mjafton vetëm biseda, sqarimi i gjendjes në të cilën po kalon ajo është shumë e rëndësishme...”, tha ajo.

Gjinekologia Demiri tutje ka folur edhe për infeksionet më të shpeshta vaginale dhe simptomat, gjakderdhjet në menopauzë, që sipas saj, janë shqetësuese dhe duhen kontrolle shëndetësore.

Doktoresha ka shpjeguar edhe lidhur me metodat kontraceptive te gratë, si vendosjen e spirales ose sterilizimin e tubave.

Një pjesë e podcastit i është kushtuar shtatzënisë dhe rëndësisë së kujdesit ndaj lehonave. /Telegrafi/