Cikalleshi me penallti, Ethemi me gol spektakolar - Konyaspor merr fitore të madhe në udhëtim

Konyaspor ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Pendikspor në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Turqisë.
Skuadra e Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit ka triumfuar me rezultat të pastër 0-2 në udhëtim.
Ka qenë një fitore shqip për Konyasporin, pasi që të dy golat u shënuan nga futbollistët shqiptarë.
Ishte minuta e 12-të e takimit, kur Sokol Cikalleshi realizoi nga penalltia për 0-1.
Për Cikalleshin ky ishte goli numër nëntë në kampionat, derisa ka edhe pesë asistime.
Ndërkohë për golin e dytë dhe të fitores për Konyan u përkujdes Valon Ethmi në minutën e 73-të.
Ethemi u fut në zonë nga krahu i majtë dhe me një gjuajtje spektakolare realizoi për 0-2, ku ky ishte goli i tij i dytë kampionat derisa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































