LAJMI I FUNDIT:

“Çika Çika” nga Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi arrin 100 milionë klikime në YouTube

“Çika Çika” nga Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi arrin 100 milionë klikime në YouTube
Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi (Foto: YouTube)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe artisti Ardian Bujupi, në qershor të vitit 2018 kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Çika Çika”. 

Projekti, i cili u lansua më 1 qershor të atij viti, u prit shumë mirë nga publiku dhe ishte bërë senzacion i asaj vere.


Dhe tashmë kanë kaluar pothuajse dy vite nga ajo këngë, e cila pikërisht ditën e sotme ka grumbulluar 100 milionë klikime.

Këtë sukses e ka ndarë me ndjekësit vet artistja Myrtezaj, e cila falënderon fansat dhe i pyet nëse dëshirojnë një duet të tillë sërish.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Po ne e bëmë, 100 milionë klikime, 100 milionë falënderime, Çika Çika. 1 koment, për 1 tjetër bashkëpunim”, është përshkrimi i Myrtezajt pranë postimit të ndarë me ndjekësit në Instagram.

Postimi arriti të grumbullojë komente të shumta dhe në bazë të kësaj shihet se fansat janë të pajtimit për një tjetër hit të dyshes.

https://www.instagram.com/p/B_Nlda6BSyI/

Përndryshe, Ardiani dhe Xhensila edhe këtë kohë kanë qenë tejet aktiv si në rrjetet sociale e po ashtu edhe me projekte muzikore. /Telegrafi/