Një çift në Banjskë të Zveçanit, kanë raportuar në polici se janë kanosur në vazhdimësi nga tre persona të dyshuar, të cilët u kanë kërkuar të largohen nga fshati.

Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës.


Lidhur me këtë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë njoftuar se janë intevistuar ankuesit dhe një person i dyshuar.

Kështu ka thënë për Telefgrafin zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

“Janë intervistuar ankuesit si dhe një person i dyshuar, si dhe pritet intervistimi i palëve tjera të përfshirë, dhe janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për tu zbardhë në tërësi ky rast”, ka thënë Preteni.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/