ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjskë të Zveçanit një grua dhe burri i saj janë kanosur në vazhdimësi nga tre persona të dyshuar.

Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës.


Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga viktima dhe bashkëshorti i saj që të largohen nga fshati.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/