LAJMI I FUNDIT:

Çifti ndërrojnë jetë nga një sëmundje misterioze, turistët në Fixhi në panik (Foto/Video)

Çifti ndërrojnë jetë nga një sëmundje misterioze, turistët në Fixhi në panik (Foto/Video)

Familja dhe shokët e një çifti të Teksasit po kërkojnë përgjigje pasi çifti gjetën vdekjen nga një virus i panjohur ndërsa ata po kalonin pushimet në Fixhi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, David dhe Michelle Paul, nga Fort Worth, Teksas, kishin pritur me padurim udhëtimin e tyre në Fixhi për shumë kohë, por fatkeqësisht nuk patën fatin të ktheheshin në shtëpi.


“Ata po planifikonin një pushim të mahnitshëm”, ka thënë Tracey Calanog, kunata e Michelle Paul, duke shtuar se çifti i ri shpesh bënin udhëtime vjetore së bashku.

Megjithatë, “pushimet e tyre të mahnitshme” u shndërruan në një makth kur prindërit e dy fëmijëve – David dhe Michelle (një djali 2 vjeçar dhe gjithashtu një vajze të rritur të Davidit nga një lidhje e kaluar) – duke u përballur me një sëmundje të panjohur, duke i dërguar ata të dy në spital.

“Ata e kuptuan se diçka po ndodhte në trupin e tyre dhe shkuan në spital”, ka thënë Calanog.

Për fat të keq, ishte tepër vonë, pasi Michelle dhe Davidi iu nënshtruan sëmundjes që kishin kontraktuar në ishullin e South Pacific – një aq agresive dhe vdekjeprurëse saqë arriti të dobësonte të dy, të cilët ishin të shëndetshëm, të aftë dhe të rinj.

Michelle besohet se kishte vdekur e para. Pas vdekjes së saj, stafi i spitalit thuhet se kishte planifikuar të transferonte Davidin në një spital australian me helikopter për trajtim shtesë, por ai vdiq pak para se të mundnin të bënin një gjë të tillë.

Një gjë e tillë, siç thuhet më tej, ka tmerruar edhe turistët tjerë.

Ndërsa të hënën, policia vendase konfirmoi se ata kishin vdekur nga një sëmundje, megjithëse lloji i saktë ende mbetet i panjohur dhe autoritetet tani po punojnë me Ministrinë e Shëndetësisë për të hetuar çështjen dhe për të kryer teste shtesë jashtë shtetit. /Telegrafi/