LAJMI I FUNDIT:

Çifti jugkorean gabimisht pikturojnë mbi veprën e artit që kap vlerën e 500 mijë dollarëve, kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Çifti jugkorean gabimisht pikturojnë mbi veprën e artit që kap vlerën e 500 mijë dollarëve, kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Një çift nga Koreja e Jugut gabimisht kishin pikturuar mbi një vepër arti që kap vlerën e gjysmë milioni dollarë, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë,

“Ata kishin menduar se u lejohet ta bëjnë atë si pjesëmarrës në art dhe bënë një gabim të madh”, ka thënë Kang Wook, kreu i qendrës tregtare ku është mbajtur ekspozita në Seul, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për një pikturë me përmasa 95/275 inç, mbi të cilën filluan të pikturojnë çifti. Piktura është vepër e John Andrew Perello dhe që kap vlerën e 500 mijë dollarëve.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dyshja marrin brushat dhe fillojnë të pikturojnë mbi veprën e shtrenjtë të artit, e si rezultat i kësaj autoritetet kompetente nuk ngritën padi ndaj dyshes duke pranuar se ishte thjesht një gabim. /Telegrafi/