LAJMI I FUNDIT:

Çifti iranian nuk pendohet, pasi copëtuan trupin e të birit të pamartuar – treguan se ka mbytur edhe të bijën së bashku me dhëndrin

Çifti iranian nuk pendohet, pasi copëtuan trupin e të birit të pamartuar – treguan se ka mbytur edhe të bijën së bashku me dhëndrin

Një çift iranian akuzohet për vrasje dhe copëtimin e trupit të birit të tyre – në atë që quhet “vrasje e nderit”, duke pranuar se në mënyrën e njëjtë kishin mbytur vajzën dhe dhëndrin e tyre.

Akbar dhe Iran Hamramdin, 81 dhe 74-vjeç, janë arrestuar tri javë më parë në Teheran nën dyshimin se kanë mbytur birin e tyre Babakun, të cilit ia kanë copëtuar trupin që është gjetur në një kontejner mbeturinash jo larg shtëpisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, dyshja kanë pranuar se e kanë mbytur pasi ishte i pamartuar – duke pranuar kështu se kishin mbytur edhe dhëndrin Faramarz dhe të bijën e tyre Arezo për shkak të “sjelljeve të pamoralshme”.


“Nuk ndihem i penduar për asnjë vrasje. Ata që i kam vrarë kanë qenë të korruptuar”, ka thënë babai gjatë seancës së parë dëgjimore.

Iran dhe Babaku kanë shtuar se që të dy (kishin planifikuar vrasjet).

“Burri im tha, e unë miratova vendimin e tij duke i thënë ‘në rregull’. Nuk jam aspak e pikëlluar, kam vuajtur shumë për shkak të tyre”, ka shtuar ajo.

Policia është ende duhet hetuar këtë krim që shokoi opinionin. Çifti për herë të parë u shfaq në publik gjatë 16 majit, kur punonjësit që pastronin rrugët e qytetit të Teheranit zbuluan trupin e copëtuar në një kontejner të mbeturinave në lagjen Ekbatan.

Ata mund të përballen me një dënim prej 10 vitesh burgim për vrasjen e fëmijëve – ku sipas një ligji të çuditshëm në këtë vend zbuten dënimet kur bëhet fjalë për vrasjen e fëmijëve nga prindërit. Megjithatë ata mund të dënohen me rëndë nëse konstatohet se kanë vrarë dhëndrin e tyre.

Punonjësit menjëherë i kishin telefonuar policisë që kishin marrë gjurmët e gishtërinjve dhe kishin identifikuar viktimën si Babak Hramdin, regjisor që ka studiuar dhe punuar në Londër nga viti 2010, para se të rikthehet në Iran për të ligjëruar para studentëve.

Ata kishin shkuar në shtëpinë e prindërve duke i arrestuar dhe aty zbuluan dëshmi të shumta që konfirmonte vrasjen. Por, fillimisht ata kishin mohuar vrasjen – e më vonë e pranuan duke thënë se i kishin dhënë një lloj helmi në ushqim dhe më pas e kanë therur me thikë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kishin marrë trupin e tij për ta futur në tualet dhe për ta copëtuar – e gjymtyrët e tij i kishin hedhur në mbeturina të mbështjella në çanta.

Aty kishin pranuar se kishin mbytur edhe të bijën Arezon dhe bashkëshortin e saj Faramarzin – duke përdorur metodat e njëjta sikurse në rastin e të birit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Evropa
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Kalo në kategori