LAJMI I FUNDIT:

Çifti i famshëm hollivudian jeton në një banesë me dy dhoma ku gatuajnë dhe pastrohen

Çifti i famshëm hollivudian jeton në një banesë me dy dhoma ku gatuajnë dhe pastrohen

Ata fitojnë miliona, por zgjodhën të jetojnë në mënyrë modeste

Ryan Gosling dhe Eva Mendes jetojnë në një banesë të vogël me dy fëmijë, gatuajnë dhe pastrojnë vetë dhe nuk kanë dado.


Kur Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë bashkë, ata thyejnë të gjitha rregullat e pashkruara.

Çifti i famshëm mund t’ia lejojë vetes një jetë luksoze dhe kënaqësi, por megjithatë zgjedhin t’i rrisin vajzat e tyre në thjeshtësi dhe punë të palodhur. Jetojnë në një banesë të vogël, ndajnë punët e shtëpisë dhe nuk kanë as dado. Dhe arsyeja pse ata vendosën për këtë mënyrë jetese është specifike.

Rajan dhe Eva janë yje të mëdhenj, por ata bëjnë një jetë shumë modeste. Ata po rrisin dy vajza, por jo në një rezidencë të madhe në Hollywood Hills. Në vend të kësaj, ata jetojnë në një banesë të vogël me 2 dhoma gjumi, transmeton Telegrafi.

Focus Features/Courtesy Everett Collection

Aktorët duan t’u japin fëmijëve të tyre një fëmijëri normale, për këtë arsye fshehin jetën e tyre nga sytë kureshtarë dhe kalojnë shumë kohë jashtë qytetit. Ata mund të ecin atje me fëmijët e tyre pa tërhequr shumë vëmendjen e padëshiruar.

Vajza e tyre më e madhe Esmeralda është 8 vjeç dhe Amanda është 6 vjeç. Gosling dhe Mendes nuk duan një dado në parim, gjë që është e paprecedentë në Hollywood. Fëmijët i rrisin vetë dhe kur kanë nevojë për ndihmë, prindërit e Evës i ndihmojnë.

Të dy janë një çift perfekt, asaj i pëlqen të gatuajë dhe atij të pastrojë. Mendes thotë se ai është një “familjar i kuzhinës”. Pasioni i saj për pastrimin u kthye në një projekt biznesi. Eva u bë bashkëpronare e një kompanie që prodhon sfungjerë pastrimi antibakterial. Mendes i pëlqen të lajë enët dhe të pastrojë lavamanin. Ajo ka një efekt terapeutik mbi të. Ajo thotë: “Jeta është kaq kaotike. Por e vetmja gjë që mund të kontrolloj është shtëpia ime, kuzhina ime. Pra, kur laj enët, është meditative për mua dhe shkon më thellë sesa thjesht pastrim, më jep qartësi. Një lavaman i pastër për mua është një mendje e pastër.”

View this post on Instagram

A post shared by Eva Mendes (@evamendes)

Si bashkëpronare e kompanisë, Eva i bën të gjitha nga shtëpia. “Është kaos! Do të kem një video incizim me njerëz të ndryshëm gjatë gjithë ditës dhe nuk e di se çfarë po ndodh. Thjesht do t’i vë re njerëzit që qeshin dhe do të shoh që fëmija im pesëvjeçar është menjëherë pas meje me batanijen e saj të vogël dhe ajo duket shumë e lezetshme.” Kështu që ylli vendosi disa rregulla bazë: një derë e mbyllur do të thotë se mami po punon. Por fëmijët e saj ende gjejnë arsye “të rëndësishme” për të vizituar Mendesin në zyrën e saj të shtëpisë.

Ryan ka një karrierë mbresëlënëse aktori që shpesh është i zënë, por tregon se në radhë të parë është baba dhe vetëm më pas aktor.

Eva bëri një pushim nga karriera e saj e aktrimit për t’i kushtuar kohën e saj, gjësë më kreative në botë – mëmësisë. Ajo thotë se ishte e rrethuar edhe nga dashuria e mamasë dhe se ato vite përkushtimi e formuan atë si person. Mendes po mendon edhe për rikthimin në ekran, por pritshmëritë e saj për projektet e ardhshme kanë ndryshuar. “Nuk dua të bëj asgjë të dhunshme”.

Ata vendosën t’i shkollojnë fëmijët e tyre në shtëpi. Në fillim Eva u përpoq t’i mësonte vetë vajzat e saj, por shpejt hoqi dorë nga kjo ide. Tani vajzat kanë një mësuese që i mëson në shtëpi, por edhe gjatë udhëtimeve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori