Të gjithë foshnjat e porsalindura janë të bukura, por disa kanë një pamje unike nga të tjerët.

Kështu është edhe Jonathani i vogël që ka lindur në spitalin Saint Paul në Minnesota, në orët e para të mëngjesit të 28 janarit, transmeton Telegrafi.


2 23

Një fytyre engjëllore që ua shkrin zemrat të gjithëve  - ka lindur i shëndoshë, por ajo çfarë e bën të veçantë është fakti se tërë kokën e ka të mbushur me flokë si dhe ka qime në shpinë dhe këmbë, shpatulla dhe krahë.

3 19

E prindërit krenar të vogëlushit, Anthony Lopez, 28-vjeç dhe Nancy River, 26, mbetën të habitur kur panë vogëlushin që e kishin sjellë në jetë.

4 16

Dyshja po e cilësojnë të birin e tyre si “njeri-ujk”. E infermieret që kujdesen për të janë tallur paksa së bashku me prindërit e tij, duke thënë se të paktën gjatë dimrit nuk do ta ketë të ftohtë.

5 13

Ajo çfarë ka gëzuar më së shumti është se mjekët ua kanë bërë me dije se nuk ka vend për brenga, kjo për faktin se qimet e vogëlushit do të bien me kalimin e kohës. /Telegrafi/

6 16