LAJMI I FUNDIT:

Çiftet që kanë llogari të përbashkët qëndrojnë më gjatë bashkë, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta

Çiftet që kanë llogari të përbashkët qëndrojnë më gjatë bashkë, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta
(Foto: Style Motivation)

Çiftet që kanë llogari të përbashkët qëndrojnë më gjatë së bashku, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta

Çiftet që mbajnë para së bashku edhe qëndrojnë bashkë – pohon një studim nga Universiteti Cornell dhe Universiteti i Kolorados.


Studimi tregoi se çiftet që kanë llogari bankare të përbashkëta shpesh kanë marrëdhënie më të lumtura dhe 62 për qind e tyre i shpenzojnë ato para së bashku.

“Ne studiuam mijëra çifte dhe shikuam të dhënat e transaksioneve të tyre, si dhe kërkime për shumë vite duke parë kënaqësinë e marrëdhënies së tyre. Ajo që zbuluam është se çiftet që kanë llogari të përbashkëta qëndrojnë më gjatë”, është shprehur Joe Gladstone për Yahoo Finance Live – asistent profesor i marketingut në Universitetin e Kolorados.

Përfitimet e ndarjes së parave ishin veçanërisht të forta mes çifteve me burime të pakta financiare – pohoi studimi.

“Ata janë më të kënaqur në ato marrëdhënie, por gjithashtu i shpenzojnë paratë ndryshe, sepse priren të shpenzojnë më shumë për gjëra të arsyeshme, të dobishme dhe më pak për argëtim”, ka shpjeguar Gladstone.

Tutje shtoi se ata zakonisht zgjedhin një llogari të përbashkët bankare për lehtësi përpara se të martohen.

“Mendoj se ajo që është interesante këtu është se kur çiftet vendosin të kombinojnë financat e tyre, ata ndoshta nuk mendojnë se çfarë ndikimi do të ketë në lumturinë e tyre, apo jo? Ata mendojnë: ‘Unë dua t’i bashkojmë paratë, sepse është e përshtatshme apo sepse ne po martohemi dhe kjo ka kuptim’. Por, ndoshta ka këto pasoja lumturie për të cilat ata nuk i kanë menduar vërtet. Është një efekt domethënës dhe i qëndrueshëm”, ka theksuar ai.

Përveç një sërë faktorësh të tjerë, ndërvarësia financiare mund të jetë një faktor domethënës në suksesin e marrëdhënies së dashurisë në çift. /Telegrafi/