LAJMI I FUNDIT:

Çiftet që kanë zgjedhur këtë ngjyrë në dhomën e gjumit, bëjnë më shpesh dashuri

Çiftet që kanë zgjedhur këtë ngjyrë në dhomën e gjumit, bëjnë më shpesh dashuri

Kompania Travelodge, e cila merret me hotelieri dhe industrinë e hotelerisë, ka bërë një hulumtim interesant në temën e ndikimit të ngjyrave në psiken njerëzore

Janë studiuar dy mijë shtëpi në Britani të Madhe. Ata janë përqendruar në dhomat e gjumit, domethënë se si ngjyrat në to ndikojnë në modelin e gjumit, por edhe në disa shprehi të tjera, transmeton Telegrafi.


Përmes bisedave me familjarët rreth përvojave të tyre kanë kuptuar që ngjyra karamele në mure ndikon mirë në jetën seksuale, përkatësisht çiftet të cilat kanë zgjedhur atë ngjyrë për dhomën e tyre të gjumit bëjnë dashuri mesatarisht tri herë në javë, më shpesh se çiftet e rrethuar me ngjyra të tjera.

Hulumtuesit kanë kuptuar që dhomat e gjumit me ngjyrë të kuqe janë të mbivlerësuara kur është fjala për pasionin – ajo nuk ndikon në nxitjen e epshit aq sa flitet për të.

Partnerët të cilët qëndrojnë në hapësira të tilla intimisht janë të afërt mesatarisht një herë në javë.

Gjithashtu, është treguar se si ndikon te njerëzit ngjyrosja e mureve të dhomës së gjumit me ngjyrë të kaltër, të hirtë apo të argjendtë, shkruan Bestlifeonline.com.

Ata të cilët flenë në dhoma të kaltra thonë që në to flenë shkëlqyeshëm, mesatarisht flenë tetë orë.

Individët të dilet dhomat e gjumit i kanë të hirta, shpesh kalojnë kohën në blerje nëpërmjet internetit derisa janë në shtrat, ndërkaq ata me dhoma gjumi me ngjyrë të argjendtë më shpesh ushtrojnë në dhomën e gjumit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori