LAJMI I FUNDIT:

CIA publikon dokumente, imazhe e video të marra nga kompjuteri i Bin Ladenit (Foto/Video, +16)

CIA publikon dokumente, imazhe e video të marra nga kompjuteri i Bin Ladenit (Foto/Video, +16)

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e njohur si CIA, ka publikuar dokumente dhe video nga kompjuteri i Osama Bin Ladenit, të cilat janë gjetur  në shtëpinë ku është vrarë në vitin 2011 në Pakistan.

CIA ka publikuar në internet 470 mijë dokumente të gjetura në maj të vitit 2011, në shtëpinë ku ishte fshehur Bin Ladeni, transmeton Telegrafi.


Hetuesit që kanë pasur qasje në këto dokumente sekrete, pretendojnë se posedojnë pamje nga martesa e të birit të Bin Ladenit, dhe ditarin e ish-shefit të organizatës terroriste Al-Kaeda.

“Këto dokumente janë një mundësi e mirë që qytetarët amerikanë të dinë më shumë për planet dhe veprimet e kësaj organizate terroriste”, ka deklaruar drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.

Në videot shihet për herë të parë fytyra e Hamza Bin Laden, djalit të madh të Osamas gjatë ceremonisë martesore, e cila besohet se është zhvilluar në territorin iranian.

Pompeo ka thënë se dokumente tjera, duke mos llogaritur në materialet pornografike, do të publikohen së shpejti. Disa dokumente që i kanë gjetur kanë mundur t’i përkasin kujtdo që ka jetuar apo vetëm ka kaluar afër objektit ku kishte jetuar Bin Ladeni.

Por, dokumentet më të rëndësishme cilësohen ditari i Bin Ladenit, që përmban informacione për Al Kaedën, Iranin dhe lidhjet e Osamas me pjesëtarët tjerë të organizatës së tij terroriste.

Përveç dokumenteve dhe pamjeve nga dasma e të birit të Osamas, figurojnë edhe mbi 100 video tjera të shkarkuara nga YouTube, përfshirë hitin e vitit 2007, “Charlie më ka kafshuar gishtin” (Charlie Bit My Finger).

Por, ka edhe klipe qesharake me mace, si dhe dokumentari i BBC-së kushtuar “Hiroshimës”, realizim ky i vitit 2005. Aty ishin edhe filmat e vizatuar të Tom dhe Jerry dhe videoklipe dhe këngë për fëmijë siç janë “Twinkle Twinkle Little Star”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori