Sikurisht se ky model, meriton edhe një shans

Kur shumë modele po kthehen nga pensionimi, si Blazer, Bronco dhe Voyager, askush nuk ka shprehur interes për ta kthyer Chrysler PT Cruise sërish, transmeton Telegrafi.

Në kurhën kur ishte shumë i përhapur në treg, ky model nuk doli mirë në testin e përplasjes, derisa stili klasik nuk iu pëlqente të gjithëve. Por, kjo makinë që u prodhua nga viti 2001 deri më 2010, e kishte si përparësi motorin nga SRT-4 Neon që prodhonte 230 kuaj fuqi.

Megjithëse Chrysler nuk ka shprehur interesim ta kthejë, kanali TheSketchMonkey në YouTube, e ka ri konstruktuar, që ta përshtatë me makinat moderne.

Dukja që do ta kishte PT Cruise, sikur të kthehej sërish në prodhim, do të pëlqehej nga të gjithë, meqë do ishte shumë e mirë. /Telegrafi/