Chrysler feston 100 vjetorin duke ngjitur "një shenjë të veçantë" në një minivan
Chrysler po feston 100-vjetorin me një version special të minivanit Pacifica, por ndryshimet janë minimale.
Edicioni për 100 vjetor vjen me disa ngjyra të reja, rrota speciale, pasqyra të zeza dhe një ngjitëse të thjeshtë në vend të një “badge-i” të vërtetë për përvjetorin.
Bazuar në modelin Pacifica Select, ky version ofrohet si me motor benzinë ashtu edhe në variantin hibrid me karikim.
Çmimi fillon nga 44,390 dollarë për versionin me benzinë dhe 52,565 dollarë për hibridin.
Pajisjet standarde përfshijnë dyer anësore elektrike, ekran me prekje 10.1 inç, sedilje dhe timon me ngrohje, si dhe sisteme sigurie si monitorimi i pikës së verbër dhe paralajmërimi për largim nga korsia.
Minivani do të shitet në SHBA dhe Kanada në tre ngjyra: Red Hot (e kuqe), Bright White (e bardhë) dhe Hydro Blue (blu e thellë).
Porositë fillojnë më vonë këtë muaj, ndërsa çmimi për tregun kanadez nuk është bërë ende i ditur. /Telegrafi/






























